Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    Ylli Merja: Shenjat që dërgon trupi përpara goditjes në tru / Masat e para që duhet të merrni

    January 9, 20254 Mins Read Këshilla Shëndeti

    Sipas OBSH, 1 në 3 persona në të gjithë botën preken nga probleme neurologjike, të cilat përbëjnë shkakun kryesor të sëmundjes dhe paaftësisë, ku vendin e parë për shtim dhe rrezikshmëri e zënë goditjet cerebrale.

    Hemoragjitë cerebrale janë lloje të ndryshme të rrëshqitjes së gjakut në tru.

    Ato mund të shkaktohen nga lëndimet, presioni i lartë i gjakut, problemet kardiake, diabetike ose faktorë të tjerë.

    Goditjet në tru janë emergjenca mjekësore serioze dhe kërkojnë trajtim të menjëhershëm për të minimizuar dëmin dhe për të përballuar shkaktuesit e tyre.

    Në studion e “Rreze Dielli” në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për shenjat e hershme që jep kjo problematikë e rëndë shëndetësore dhe si mund t’a parandalojmë.

    “Është procesi i bllokimit të qarkullimit të gjakut në një zonë të caktuar të trurit ose hemoragjia e shkaktuar në cipat e trurit. Kjo shoqërohet me vdekjen e miliona qelizave të trurit.

    Çdo vit preken mbi 20 milion njerëz në botë, çdo gjashtë sekonda humb jetën një njeri. Goditja në tru prek më shumë gratë se burrat, 1 në 5 gra dhe 1 në 6 burra, prek më shumë njerëzit e moshës mbi 60 vjeç. Insultet cerebrale mund të parandalohen. Të mbijetuarit (80:20) mund të rifitojnë cilësinë e jetës me një kujdes afatgjatë” thekson specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja.

    Format e goditjes ishemike janë: Tromboza cerebrale, formimi i një koaguli gjaku dhe bllokimi i arteries në një vatër të trurit; Emboli cerebrale, formimi i një mpiksje gjaku në zemër dhe lëvizja e saj në cipat e trurit; Goditja hemoragjike, përfshin 13% të rasteve, ndodh kur një arterie nga aneurizmi të plasaritet dhe shkakton hemoragji në cipat e trurit, kjo shoqërohet me dhimbje koke.

    Shenjat paralajmëruese të goditjes:

    – Shenjat e para më të hershme janë luhatjet e tensionit

    – Shenjat minore: ndryshime të sjelljes, njohjes; vështirësi në njohje

    – Shenjat madhore: deformimi i fytyrës, gojë si e varur, rënie e fytyrës në njërën anë

    – Lëvizja e krahëve, këmbëve, pafuqia në njërën anë

    – E folur e paqartë, e pakuptueshme, me bëlbëzime

    – Urinon ose defekon në mënyrë të pavullnetshme

    – Dridhje trupi ose vetëm dridhje gjymtyrësh

    – Diklopia, dyfishimi i figurës

    – Të vjella ose jo

    Shkaktarët e insulteve cerebrale sipas Ylli Merja janë: kolesteroli i lartë, diabeti i lartë, rritja e trombociteve dhe eritrociteve në gjak, arterioskleroza, pirja e duhanit, marrja e kontraceptivëve, përdorimi i tepërt i kripës (mbi 3- 4 gr në ditë), infeksioni në arterie ose vena, aritmia kardiake.

    “Një ose disa prej këtyre shkaktarëve bëjnë ndryshimin e menjëhershëm të sistemit nervor në një vatër të caktuar të trurit” shprehet Merja duke theksuar se është i rëndësishëm parandalimi në vazhdimësi për të qenë të shëndetshëm në pleqëri.

    Konsumoni në drekë qepë, hudhër, karota, speca, fara speci, brokoli, majdanoz. Antioksidantët, glutationi, homocisteina luftojnë pllakat arterioskerotike, ulin kolesterolin. Gjithashtu frutat e pyllit, boronica, mollët, pastrojnë gjakun, ulin trombocitet, luftojnë pllakëzat arteriosklerotike, ndërsa frutat e thata, farat e lirit, vaji i ullirit, vaji i farës së zezë i japin arterieve dhe venave elasticitetin, rinimin e tyre. Mjaft i mirë është dhe speci djegës, pasi kapsaicina që ndodhet tek speci djegës nxit qarkullimin e gjakut dhe lufton grumbullimin e rruazave të kuqe të gjakut.

    Me një rëndësi tepër të veçantë është “Minuti i artë” në shfaqjen e simptomave. Ylli Merja këshillon:

    – Njoftoni urgjencën mjekësore

    – Përdorni medikamentin që pini për uljen e tensionit

    – Përdorni 1 lugë çaji vaj liri ose 1 lugë çaji vaj fare të zezë ose 1 lugë çaji ekstrakt balsamik

    – Masazhojmë skalpin e kokës lehtë, duke i dhënë të sëmurit mundësinë e qetësisë shpirtërore, masazhoni fytyrën, veshët

    – Nëse keni mundësi jepini të sëmurit një çaj të vakët me boronicë, bishtamith, murriz lule ose fruta pylli

    – Akupunktura te gishtat dhe në vesh

    Trajtimi alternativ në kohë për të shmangur insultin cerebral

    – Këshilla e parë: Në Shqipëri ekzistojnë mundësitë që sëmundjet kardiovaskulare të jenë më të ulëtat në botë, vetëm duke u mbështetur në atë që do ta quajmë mjekësia e integruar. Një bashkëpunim i punës së mjekut the natyrës. Kjo përmbys raportin 58:42

    – Çajrat kolestomer, detoks pastrojnë arteriet, largojnë toksinat

    – Çaji i likopsit rregullon pulsin, ul aritminë

    – Çaji glukomer ul gliceminë dhe pastron e hollon gjakun

    – Biter melon, ul gliceminë dhe normalizon tensionin

    – Boronica përmban antocianozide, rregullon mikroqarkullimin e gjakut

    – Manaferra turke

    – Vajrat bimore balsamike, vaj liri, vaj fare e zezë.

    SHËNIM : Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.

    Ylli Merja
    Previous ArticleJu del gjumi natën? Vuani nga pagjumësia? / Ja çfarë duhet të pini sipas Ylli Merja…
    Next Article Kush do ta fitojë BBV4? Astrologet tregojnë EMRIN e konkurrentit që është më shumë i favorizuar nga yjet
    Të Fundit

    Rinisë numërimi i votave të Diasporës, ndryshon renditja e partive! Ja cfarë tregojnë të dhënat

    May 12, 2025

    Aksident i rëndë në vend! Humb jetën një grua

    May 12, 2025

    Rama drejtë mandatit të 4, Sali Berisha bënë reagimin e tij të parë! Ka një THIRRJE për të gjithë demokratët (Video)

    May 12, 2025
    ShowBizi

    Dikush mund të largohet nga puna…/ Horoskopi për sot: Klima ekonomike e trazuar…

    May 12, 2025

    Nuk shkoi per GJESTIN? Zbulohet arsyeja e vizitës së Eglit në Prishtinë?

    May 12, 2025

    Hapen mbi 3500 zarfe te diaspores, ja kush kryson deri tani…

    May 12, 2025
    Horoskopi

    Dikush mund të largohet nga puna…/ Horoskopi për sot: Klima ekonomike e trazuar…

    May 12, 2025

    “Është dita e duhur për të…”/ Horoskopi për ditën e sotme

    May 11, 2025

    Probleme me financat dhe stres në punë! 3 shenjat më me pak fat të horoskopit për verën 2025

    May 10, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Si të trajtoni dhimbjet e kyçeve brenda një jave/ Ylli Merja tregon kuren: Pacientët duhet të pinë një…

    March 7, 2025

    Ylli Merja: 2 bimët sekrete që largojnë fryrjen e zorrëve dhe nuk do te…

    January 3, 2025

    Ylli Merja: Si të kuroni sëmundjet e stomakut me bimët mjekësore/ Kur në stomak nuk kemi të bëjmë vetëm me një…

    January 30, 2025
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.