PJESA 2/– Vijat me rrudha për së gjati, mungesë Fe,Ca,Zn
– Vija horizontale. Linja Beau-Reill. Ndërprerje e rritjes së thoit për shkak të kimioterapive
– Thoi i ngritur në mes si xhami i orës. Një keqfurnizim me oksigjen i thoit.
– Thua si grope, tregon mungesë hekuri
– Thonj të verdhë, Edema limfatike ose infeksion në rrugët e frymëmarrjes
– Thonj të fortë që nuk priten, mungesë trajtimi ose tepricë mikroelementesh
Specialisti i bimëve sugjeroi këtë recetë për infeksionet e ndryshme të thonjve:
“Në 1.5 litër ujë zieni 4-5 minuta 2 lugë dëllinjë dhe 2 lugë rigon Kullojmë çajin dhe hedhim 1 lugë çaji me sodë buke. Shpëlajmë duart ose këmbët me çajin 2 herë në ditë. Pasi thahen mirë duart ose këmbët vendosim propolis me rigon dhe pasi të thahet propolis vendosim krem myku” tha mjeku popullor.
Ndërsa tregoi edhe mënyrën se si mund të trajtoni thonjtë e fortë:
”Fusni këmbët në ujë të ngrohtë me sodë buke, 3 litra ujë dhe 1 lugë supe sodë buke për 10-15 minuta. Më pas vendosni mbi thonjtë 2-3 pika esencë rigoni dhe përsëriteni 2 herë në ditë. Pas 3-4 ditësh prisni thonjtë e forcuar” këshilloi ai.
Mjeku popullor këshilloi përdorimin e këtyre bimëve dhe vajrave bimorë që ndihmojnë në kurimin e problemeve të ndryshme që mund të keni me thonjtë tuaj. Kombinimi i tyre do t’ju ndihmojë që të shikoni rezultate të menjëhershme.
-Vaj ulliri, mjaltë dhe lëng limoni
– Çaji me sodë dhe kripë
– Vaj kokosi
– Propolis me rigon
– krem myku
– Dëllinjë dhe rigon
– Esencë rozmarine
– Esencë rigoni
/Shqiptarja.com