Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

Ylli Merja: Si të hiqni 5 kg shëndetshëm brenda 1 muaji: Për t’u dobësuar më shpejt duhet të konsumoni…

February 23, 20255 Mins Read Këshilla Shëndeti

Me rritjen e temperaturave, të gjithë fillojnë planet për të kaluar kohën e lirë në plazh.

Kështu rritet dëshira për të pasur një trup të bukur, elegant dhe të tonifikuar. Është shumë e lehtë për të humbur peshë në verë, prandaj nëse keni dëshirë të sillni trupin në formë, tani është momenti më i mirë.

Ka shumë mënyra për të humbur peshë shpejt, por gjëja më e rëndësishme është vendosmëria juaj për të kontrolluar vetveten kur jeni i/e uritur.

Gjithashtu, nuk duhet të peshoheni çdo ditë, pasi ndryshimi nuk duket direkt 30 minuta pasi keni bërë ushtrime fizike, apo një ditë më pas. Mund të peshoheni një herë në javë.

Si ndodh dobësimi?

Nëse arrini të kuptoni sesi ndodh dobësimi në organizëm, atëherë mund të kuptoni që ky është një proces që duhet të ndodhë ngadalë për një periudhë të caktuar, pasi nuk mund të arrihet që brenda një jave të biem në peshë 3 kilogramë. Gjithashtu, dobësimi duhet të bëhet gradualisht; mosngrënia për kohë të gjatë e dëmton organizmin, megjithëse ju mund të ndjeni vetëm dobësi fizike, dëmtimi që shkaktohet mund të shfaqet pas disa muajsh apo edhe vitesh.

Procesi i dobësimit quhet ndryshe procesi i ketozës. Ky proces aktivizohet në organizëm kur trupi ka nevojë për energji dhe nuk është duke e marrë këtë energji nga ushqimet, pra është në një periudhë me mungesë ushqimi.

Çdo gjë që ne hamë kthehet në glukozë, në sheqer në organizëm dhe pastaj përdoret si energji.

Kur sheqeri mungon, vihet në punë ketogjeneza, procesi i tretjes së yndyrave, i cili ndodh në mëlçi. Gjatë dobësimit duhet të kujdesemi në pastrimin e mëlçisë, tëmthit dhe veshkave. Tëmthi fillon të krijojë gurë dhe llumë nëse dobësimi ndodh shumë shpejt, pasi çlirohen shumë qeliza kolesteroli në gjak dhe formojnë gurët.

Gjithashtu në veshka fillon të sekretohet shumë acid urik nga reaksionet kimike që ndodhin në organizëm, prandaj duhet bërë shpëlarje e veshkave çdo ditë. Gjatë dobësimit pH e gjakut kthehet në acid. Të gjitha këto faktorë mund të jenë të dëmshëm nëse nuk dobësohemi në mënyrë të kontrolluar e të ngadaltë.

Trajtimi me bimë mjekësore

Për t’u dobësuar më shpejt duhet të konsumoni 3 vakte kryesore dhe 2 vakte të ndërmjetme. Mëngjesi duhet të jetë vakti më i madh, sepse në mëngjes trupi mund të prodhojë të gjitha enzimat tretëse shumë shpejt, është më aktiv dhe gati për të filluar ditën. Në mëngjes mund të konsumoni këtë përzierje: në një pjatë shtohet 1 gote kos;

1 lugë kafe vaj lini; 1 lugë gjelle me fara chia; 1 lugë kafe me kanellë; 1 lugë kafe me xhinxher si dhe 1 lugë kafe me mjaltë. Lihet të zbutet 5-10 minuta dhe konsumohet si mëngjes. Vakti i fundit duhet të jetë në orën 7 pasdite. Pas kësaj kohe mund të pini çaj ose të konsumoni ndonjë frut nëse keni shumë uri, por nuk duhet të hani ushqime të tjera.

Këshillohet të ndërprisni tërësisht ëmbëlsirat, alkoolin, sheqerin minimizojeni në ½ lugë kafe në ditë (përfshirë këtu edhe sheqer në kafe/çaj); brumërat si makarona, buka e bardhë, biskotat e gatshme, ushqimet e skuqura, ushqimet e paketuara që përmbajnë konservantë, fryrës e kimikate të tjera.

Hapi tjetër për t’u dobësuar është lëvizja. Është e rëndësishme të bëni një jetë aktive. Edhe pse ambienti i punës mund t’ju privojë, duhet të paktën 3 herë në javë të bëni 1 orë ecje. Mungesa e lëvizjes dobëson muskujt e trupit të cilët bëhen të butë. Konsumimi i ujit duhet të jetë 1.5-2 litra ujë në ditë. Këtu përfshihen edhe çaji apo lëngjet e frutave. Nuk duhet të konsumoni lëngje me gaz gjatë kësaj periudhe, pasi ato përmbajnë shumë sheqer. Mund të përdorni kafe, pasi përmban acidin klorogjenik që ndihmon në shkrirjen e yndyrave nën lëkurë. Ushqimet që mund të përdorni janë mishi, veza, kosi, suprat e ndryshme, etj.

Raporti i proteinave me karbohidratet duhet të jetë 3 pjesë proteina dhe 1 pjesë karbohidrate. Disa nga ushqimet e shëndetshme që ndikojnë në rënien në peshë janë këto: vajra të shëndetshme merren nga: vaj lini, bajamet, fara chia, vaj ulliri; Vitamina: luleshtrydhe, kivi, bostani, boronica e zezë, luleshtrydhe të egra.

Frutat dhe perimet me fibra ndihmojnë në përthithjen më të mirë të vlerave ushqyese dhe ndihmojnë jashtëqitjen. Proteinat mund të merren nga mishi i pulës dhe peshkut, por edhe veza përmban shumë aminoacide dhe këshillohet të përdoret çdo ditë. Konsumoni një vakt vetëm me hithra, lakra të ndryshme të ziera, shtojini pak vaj ulliri dhe 1 lugë uthull mollë e egër.

Lakrat e egra përmbajnë vitamina, antioksidantë dhe ndihmojnë rënien në peshë. Hithrat, meshtekna, mustaqet e misrit, drunakuqi janë bimë të cilat largojnë ujin e tepërt në organizëm dhe ndihmojnë tretjen e yndyrnave nën lëkurë. Ky mikser çajrash për dobësim përdoret kështu: 1 paketë hidhet në 2 litra ujë që valon, lihet të ziejë 2 minuta, e të ftohet rreth 20 minuta. Kullojeni dhe ruajeni në frigorifer çajin. Konsumohet 3 herë nga 1 gotë në ditë pas ushqimit.

Dobesimi Ylli Merja
Previous ArticleYlli Merja: Si të kuroni dhimbjet e kokës me çajrat çudibërës: Një çaj shumë efektiv për dhimbjet e kokës përgatitet…
Next Article Ylli Merja: Si të luftoni lodhjen e këputjen me bimë mjekësore: Të sëmurët me…
Të Fundit

Do habiteni! Duket si 25 vjecare, ja sa vjec bënë sot Grida Duma!

June 11, 2025

Kishte shkuar për pushime me bashkëshortin, mb*tet 41-vjeçarja shqiptare në Tajlandë!

June 11, 2025

Ngjarje tragjike! Gjendet pa shenja jete fëmija 6 vjecar në breg të lumit Shkumbin! Dalin detajet

June 11, 2025
ShowBizi

Grida Duma feston ditëlindjen, ja sa vjeç bën sot moderatorja

June 11, 2025

‘Shpërthen’ rrjeti, Egli me këtë veprim konfirmon bashkimin me Gjestin?

June 11, 2025

“Shpëtimi juaj do të jetë dashuria”, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Horoskopi

June 11, 2025
Horoskopi

“Shpëtimi juaj do të jetë dashuria”, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Horoskopi

June 11, 2025

‘Një debat i fortë dhe i tensionuar…’ Horoskopi për sot, ja cfarë ju pret në orët e pasdites!

June 11, 2025

Kush janë 3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë kësaj jave

June 10, 2025
Këshilla Shëndeti

Kurat popullore për alergjitë e syve / Ylli Merja tregon ‘sekretin’…do te shpetoni per pak dite me…

January 23, 2025

Ju bien shume floket? Mjeku popullor, Ylli Merja : Merrni këto bimë dhe përzieni bashkë, rezultatet do t’ju habisin brenda një kohe të shkurtër

December 18, 2024

Gurët në tëmth, si t’i trajtojmë pa kirurgji në mënyrë natyrale me bimë dhe erëza që ka shtëpia

January 3, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.