Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

Ylli Merja: Si të keni një zemër të shëndetshme në stinën e verës: Të gjithë duhet të kujdesemi për zemrën gjatë…

February 23, 20254 Mins Read Këshilla Shëndeti

Zemra është organi që punon gjithë jetën e njeriut pa pushuar, e si pasojë lind si nevojë e domosdoshme që të kujdeseni për të, pasi mund të dëmtohet drejtpërdrejt nga mënyra e jetesës dhe të ushqyerit.

Ky organ mund të dëmtohet lehtësisht, por pavarësisht kësaj, mund ta rigjeneroni atë e ta ktheni në formë normale.

Vdekjet në lidhje me sëmundjet e zemrës vijnë gjithmonë duke u rritur. Shumica e njerëzve në ditët e sotme vuajnë nga stresi, e disa arrijnë t’i përballojnë pa u shqetësuar, por ka të tjerë që janë më të ndjeshëm ndaj problemeve e si pasojë dëmtojnë zemrën pa kuptuar.

Periudha e verës gjithashtu ndikon në përkeqësimin e punës së zemrës, enët e gjakut zgjerohen shumë dhe ky organ lodhet duke pompuar gjakun në këto enë të zgjeruara, sidomos tek individët që kanë variçe, yndyra të larta, probleme me ankthin etj.

Sipas studimeve mjekësore është arritur në konkluzionin se një zemër e dhjamosur është më e predispozuar për t’u dëmtuar se një zemër normale.

Në stinën e verës duhet bërë shumë kujdes për zemrën, pasi rritja e temperaturave mund të ndikojë në uljen e rrahjeve të organit, e kështu edhe në uljen e tensionit.

Ataku në zemër është një dukuri që ndodh shpesh tek individët që kanë probleme me tensionin apo me zemrën sidomos kur janë në det.

Simptomat kryesore

Personat që kanë probleme me zemrën mund të kenë simptoma të ndryshme në plazh si ndryshim të tensionit; fryrje të këmbëve dhe krijim të disa vijave të kuqe në pjesën e fundit të këmbës.

Gjithashtu, mund të shfaqet edhe një errësim i enëve të gjakut te këmbët apo fryrje e rrathëve të syve. Këto ndodhin për shkak të dobësimit të aftësisë së zemrës për të pompuar gjakun dhe kështu ky i fundit grumbullohet së bashku me ujë të tepërt në pjesën e poshtme të këmbës.

Kategoritë e predispozuara

Të gjithë duhet të kujdesemi për zemrën gjatë temperaturave të larta, por në veçanti njerëzit mbipeshë, të moshuarit, ata që konsumojnë duhan, ata që vuajnë nga tensioni i lartë ose i ulët si dhe personat me diabet duhet të bëjnë më shumë kujdes. Sipas shumë studimeve kërkimore, ka rezultuar se qëndrimi në ujë të ftohtë kur temperatura e ajrit është e lartë dhe dielli i fortë mund të shkaktojë atak në zemër, pra pushim të menjëhershëm të zemrës. Nëse shikoni dikë me buzë të nxirë në det, do të thotë se është paralajmërim i mosfunksionimit normal të zemrës, prandaj ai individ duhet të dalë menjëherë nga deti. Kjo dukuri ndodh te të gjitha moshat, fëmijë dhe të rritur. Uji i ftohtë i detit mund të sjellë vdekjen e menjëhershme, sepse shkakton çrregullim të rrahjeve të zemrës.

Si mund ta parandalojmë?

Uji i ftohtë i detit ka shumë efekte pozitive në organizëm, pasi ndihmon në tonifikimin e trupit, por hyrja e menjëhershme është shumë e dëmshme, sepse e ‘shokon’ trupin. Në momentin që uji i ftohtë vjen te këmbët, personi ndjen vetëm pak të ftohtë të tepërt, por kur ky ujë prek në kraharor individi ndjen shumë ftohtë dhe dridhje të menjëhershme. Kjo ndodh sepse uji i ftohtë prek direkt zemrën dhe ndikon në ndryshimin e çorientimin e rrahjeve të saj. Mënyra më efikase për të mbrojtur zemrën është të lageni pak me ujin e ftohtë, të lagni zonën përpara kraharorit dhe pastaj mund të futeni tërësisht dhe të shijoni freskinë e detit. Nëse shikoni një individ që ka shtrëngim në kraharor, ka buzën të nxirë dhe mendon se ka dhimbje të forta në zemër mos u trembni, por reagoni menjëherë për ta shpëtuar. Një aspirinë e vendosur nën gjuhë dhe qetësimi i personit në hije është shumë i domosdoshëm.

 

Aspirina qetëson muskujt e zemrës, e ndihmon që ajo të ushqehet me më shumë oksigjen. Në të gjitha ato raste kur një person ka humbur ndjenjat në det apo pasi sapo ka dalë nga deti, si fillim këshillohet të shtypni një aspirinë me dhëmbë pa humbur kohë, vendosjani nën gjuhë dhe menjëherë duhet t’i bëni frymëmarrje artificiale dhe shtypje të gjoksit me shpejtësi, pra t’i jepni ndihmën e parë. Kjo ndihmon riaktivizimin e zemrës, ndihmon që t’i jepni organizmit oksigjen dhe sidomos zemrës dhe trurit. Kjo ndihmë e parë është kritike për individin, pasi ju mund t’i shpëtoni jetën. Edhe nëse personi ka gëlltitur ujë në det gjatë shtypjes në kraharor uji del jashtë. Këshillohet që kur të shkoni në plazh të konsumoni çdo ditë një gotë me çaj jeshil dhe çaj me boronicë në mëngjes dhe kështu jeni shumë të mbrojtur nga goditjet në zemër. Boronica ka vlera të shumta në pastrimin e gjakut dhe enëve të tij, ushqen muskujt e zemrës dhe trurit dhe nuk lejon dëmtimin e tyre nga ndryshimi i madh i temperaturave.

Ylli Merja Zemra
Previous ArticleYlli Merja: Kuroni kolitin me vaj esencial borziloku dhe xhinxher: Kombinimet bimore për kolitin përmbajnë…
Next Article Ylli Merja: Si të kuroni tensionin e lartë të gjakut me uthullën e mollës: Uthulla e mollës gjithashtu bën të mundur ruajtjen e…
Të Fundit

Ngjarje e rëndë në Tiranë! Vetëhidhet nga pallati, humb jetën një person.

June 10, 2025

E dhimbshme, ishte ne lule te rinise! Ja kush është 15-vjeçarja nga Kosova që humbi jetën pas të sht*nave brenda shkolles në Austri

June 10, 2025

Askush nuk po e njeh! Sara e Ledionit bënë ndryshimin që nuk pritej! (Foto)

June 10, 2025
ShowBizi

FOTO/ Tragjedia me 10 të vd*kur! Kjo është 15-vjeçarja shqiptare e vr*rë nga sulmi në shkollën në Austri

June 10, 2025

Kush janë 3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë kësaj jave

June 10, 2025

Zhdukja e papritur e Donald Veshajt ka të bëjë me këtë arsye

June 10, 2025
Horoskopi

Kush janë 3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë kësaj jave

June 10, 2025

Shumë para dhe mbarësi! Këto 3 shenja të horoskopit do të pasurohen dhe do lumturohen!

June 10, 2025

Jupiteri në Gaforre nga 9 qershori, shenjat e Horoskopit që shohin jetën e tyre të ndryshojë për mirë

June 10, 2025
Këshilla Shëndeti

Si të kuptoni që vuani nga sëmundja inflamatore e zorrëve? Ylli Merja rekomadon trajtimin alternativ për këtë sëmundje

January 9, 2025

Simptomat e heshtura që tregojnë problemet në veshka tek fëmijët dhe trajtimi natyral nga Ylli Merja me…

January 23, 2025

Kurat popullore për alergjitë e syve / Ylli Merja tregon ‘sekretin’…do te shpetoni per pak dite me…

January 23, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.