Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

Ylli Merja: Si të kuroni mykun e lëkurës me rigonin e bardhë: Kur myku është në sipërfaqe, lëkurë…

March 7, 20254 Mins Read Këshilla Shëndeti

Myku është një lloj infeksioni që shkaktohet nga disa kërpudha dermatofite, ku dallohen trichopyton 21 lloje që infektojnë më shumë flokët, thonjtë dhe lëkurën.

Ndërsa microspotum ku paraqiten rreth 17 lloje më shumë infektojnë lëkurën dhe thonjtë.

Në përgjithësi myku mund të përfitohet nga kërpudhat dermatofite që transmetohen nga njeriu tek njeriu, pra një person i infektuar me myk mund të infektojë edhe persona të tjerë. Kërpudhat dermatofite zoofile ku transmetohet sporja e kërpudhës nga kafsha te njeriu.

Më i përhapur është myku i bardhë dhe ato lloje myqesh që mund të shfaqen në organizëm nga përdorimi i gjatë i antibiotikëve.

Faktorët

Një ndër shkaktarët kryesorë në krijimin e mykut është përdorimi i gjatë i kurave me antibiotikë. Por edhe një kafshë e infektuar nga myku në lëkurë mund të transmetojë sporet e kërpudhave te një njeri, dhe ky i fundit mund të infektojë persona të tjerë.

Në përgjithësi kur sporet kërpudhore bien në trupin e njeriut apo në brendësi të tij, ato kanë aftësinë që të ulin ph e lëkurës, pra nga një peash bazik e zbresin atë, e krijohet një mjedis acid, i favorshëm për zhvillimin e kërpudhave.

Nga kjo sëmundje preken njerëz të profesioneve të ndryshme, por më të predispozuar janë ata, të cilët kanë rezistencë të ulët të organizmit.

Krijohet një lagështirë mes gishtave të këmbës, te thembrat, te pjesa pas kupës së gjurit, e te femrat shfaqet edhe poshtë gjoksit. Por mund të shfaqet edhe poshtë sqetullave e mes gishtave të dorës. Pra, këto janë vendet më të prekura.

Që të zhvillohet myku, kërkon një temperaturë të përshtatshme si dhe lagështirën e nevojshme. Moshat më të predispozuara për t’u prekur nga myku janë në përgjithësi fëmijët që marrin antibiotikë për një kohë të gjatë, edhe femrat. Një grup tjetër i prekur janë të gjithë ata persona që mbajnë këpucë të veshura për një kohë të gjatë.

Simptomat

Në përgjithësi personat që janë prekur nga myku shfaqin shenja anemi, kanë gojë të thatë e gjuhë të zbardhur. Në këto raste mendojnë se ky person është prekur nga myku në brendësi të organizmit ku më i mundshmi është myku i bardhë.

Shpeshherë këta njerëz bëhen alergjikë, kanë kruarje të trupit, puçrra e harta në trup.

Pra, kërpudhat pasi janë vendosur në organizëm, arrijnë që të marrin nga njeriu kripërat minerale dhe sheqernat duke e dobësuar atë. Në momentin që myku zhvillohet shumë, atëherë njeriut i shfaqen fryrje zorrësh e diarre të shpeshta e trupi kërkon të vetëpastrohet e të nxjerrë jashtë këta trupa të huaj që lulëzojnë në organizëm.

Ndërsa, ka raste kur shkakton edhe çarje të lëkurës e sporet e kanë më të lehtë për tu shumuar në këtë mënyrë. Pra kur vendosen në këmbë, duar, lëkurë, flokë, fillojnë të japin problematika serioze si kruarje rrjedhje dhe përhapje në formën e rrathëve koncentrikë apo në formë të çrregullt. Personat që preken nga myku pëlqejnë shumë ushqimet e ëmbla të pasura me sheqer

Kurimi me bimë medicinale

Bimët më të fuqishme mjekësore antimykotike që mund të përdorë njeriu janë rigoni i bardhë, i cili gjendet që nga Shqipëria e Mesme deri në Jug të vendit; trumza me përhapje të gjerë në vend; gjethet e mushmollës pasi kanë një push të bardhë të ngjashëm me atë të mykut; gjethet e ftoit; dëllinja, kalendula etj.

Për ta luftuar mykun në organizëm, kur ne e kemi diagnostikuar me një kulturë mykotike në laborator apo nga mjeku, duhet të veprojmë kështu:

Kur myku është në sipërfaqe, lëkurë gjoks duhet të shpëlajmë zonën e infektuar me një çaj antimykotik të përgatitur me bimët e mësipërme, 1-2 herë në ditë e është mirë që në çdo gotë çaji të hedhim një lugë kafe me sodë buke. Kjo e fundit në këtë rast përdoret si një rregullator i peashit në sipërfaqen e trupit, pra t’i afrohemi një mjedisi neutral apo bazik. Pasi të thahet çaji, është mirë që të pikojmë mbi vendet ku ndodhet myku, propolisin antimykotik, sa të mbulojë vendin e infektuar, e pasi të thahet propolisi, vendosim një krem tjetër antimykotik.

Kjo mënyrë trajtimi duhet të vazhdojë për jo më pak se 1 muaj, pasi shumë spore të kërpudhave, kthehen në gjendje gjumi e qëndrojnë si të strukura në rrënjët e qimeve derisa njeriu mendon se është shëruar plotësisht. Por në momentin që shfaqet një habitat i përshtatshëm e nuk luftohen më, arrijnë të zhvillohen sërish. Prandaj trajtimi duhet për më tepër se një muaj. Në rastet kur myku ndodhet në brendësi të organizmit, i sëmuri duhet që në mëngjes të shpëlajë gojën mirë me sodë buke e mjaltë. Në këtë mënyrë sigurojmë një nxjerrje jashtë organizmit të kërpudhave që kanë mbirë në gojë gjatë natës. Pas kësaj, bëjmë një shpëlarje të mirë të gojës me ujë të bollshëm e pimë një gotë çaj antimykotik.

Myku Ylli Merja
Previous ArticleRedoni mundohet ti qëndrojë pranë Eglit, kjo e fundit e harrojë Gjestin? Dalin detaje
Next Article Si të trajtoni dhimbjet e kyçeve brenda një jave/ Ylli Merja tregon kuren: Pacientët duhet të pinë një…
Të Fundit

Kishte shkuar për pushime me bashkëshortin, mb*tet 41-vjeçarja shqiptare në Tajlandë!

June 11, 2025

Ngjarje tragjike! Gjendet pa shenja jete fëmija 6 vjecar në breg të lumit Shkumbin! Dalin detajet

June 11, 2025

Cfare e beri te pendohet? G-Bani fshine për deklaratën e forte që bëri ndaj Alketa Vejsiut?

June 11, 2025
ShowBizi

‘Shpërthen’ rrjeti, Egli me këtë veprim konfirmon bashkimin me Gjestin?

June 11, 2025

“Shpëtimi juaj do të jetë dashuria”, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Horoskopi

June 11, 2025

FOTO/ Tragjedia me 10 të vd*kur! Kjo është 15-vjeçarja shqiptare e vr*rë nga sulmi në shkollën në Austri

June 10, 2025
Horoskopi

“Shpëtimi juaj do të jetë dashuria”, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Horoskopi

June 11, 2025

‘Një debat i fortë dhe i tensionuar…’ Horoskopi për sot, ja cfarë ju pret në orët e pasdites!

June 11, 2025

Kush janë 3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë kësaj jave

June 10, 2025
Këshilla Shëndeti

Ylli Merja: Si të kuroni mykun e lëkurës me rigonin e bardhë: Kur myku është në sipërfaqe, lëkurë…

March 7, 2025

Ylli Merja tregon metoden efektive për trajtimin e mëlçisë së zmadhuar: Hapi i parë në trajtimin e sëmundjes është d…

February 15, 2025

Si të kuroni sinusitin nëpërmjet mjekësisë alternative/ Ylli Merja ju jep zgjidhjen: Si fillim për të ndihmuar në pastrimin e sinuseve përdoret ku…

March 1, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.