Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    • Këshilla AI
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    Ylli Merja: Si të luftoni aritminë e zemrës me bimë medicinale: Në të gjitha ato raste kur pacienti…

    February 5, 20255 Mins Read Këshilla Shëndeti

    Vitet e fundit është vënë re një rritje e numrit të pacientëve që shfaqin problematika lidhur me sëmundjet e zemrës.

    Këto të fundit, po shtohen progresivisht e madje në shumë raste zgjasin.

    Një nga faktorët kryesorë që ndikon në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës është konsumimi i tepërt i ushqimeve që përmbajnë kolesterol, e kjo sjell një bllokim të arterieve nga pllakëzat e kolesterolit.

    Kjo situatë do të vazhdojë të sjellë problematika nga më të ndryshmet në zemër e si rrjedhojë cipa e jashtme e zemrës, dy shtresat e saj do të fillojnë ndonjëherë të mbushen me ujë, nga shkaqe të ndryshme infektive që mund të ketë ky organ.

    Njeriu nëse e kupton, nëse e parandien mund të shkojë te mjeku duke i treguar në mënyrë të detajuar simptomat dhe shenjat klinike që i kanë shkaktuar këtë shqetësim.

    Nëse një person ka anoreksi, këputje trupore, një bllokim të kraharorit e ngushtim të tij, një vështirësi në frymëmarrje, vështirësi në ecje në rrugë të gjata; atëherë personi ka të bëjë më një perikardit. Cipa e zemrës kryen dy funksione kryesore:

    mbështjell zemrën dhe përmban disa fibra që nuk e lejojnë infektimin e zemrës (së bashku me degëzimet e aortave dhe venave).

    Në rastet kur mes cipës së zemrës dhe perikardit, shtohet likid (ujë i brendshëm), krijohet më tej një vështirësi, sepse zemra duket sikur punon në ujë. Përveç kësaj aty fillojnë që të na shfaqen probleme të tjera.

    Tensioni dhe aritmia

    Në të gjitha ato raste kur pacienti diagnostikohet nëpërmjet elektrokardiogramës, shfaqen amplituda e distanca jo të njëjta nga njëra rrahje e zemrës në tjetrën. Pacienti në këto situata duhet të kuptojë që ka probleme me aritminë. Për kurimin e kësaj sëmundjeje, fara e avokados është shumë e mirë për t’u përdorur, edhe gjethja apo lulja e likopsit, gjithashtu.

    Ka raste kur aritmia e zemrës shfaqet edhe nga ndonjë çrregullim i stomakut, pra një njeri që ka aciditet të tepërt, ka gromësima; ndodh që ushqimi të godasë në tavanin e stomakut dhe të krijojë shqetësime nervore.

    Këto lëvizje të stomakut ngacmojnë pjesën e poshtme të zemrës dhe kjo fillon të japë ndonjëherë edhe aritmi. Pra, duhet bërë mirë identifikimi i shkaqeve që i sëmuri t’i japë sa më shpejt të jetë e mundur, një zgjidhje të situatës. Infeksionet e zemrës mund të shkaktojnë edhe çrregullime të tensionit ku ndonjëherë mund ta ulë e në raste të tjera mund ta rrisë, veçanërisht kur arteriet janë të bllokuara.

    Për të normalizuar tensionin e lartë, mund të përdoret speci djegës, i cili ka një substancë, që ka vetinë të zgjerojë enët e qarkullimit të gjakut. Konsumimi i specit djegës na mbron nga infarkti i miokardit. Edhe nëse i vendosim këmbët brenda një ene me ujë, në temperaturën 40-45 gradë, atëherë tensioni do të ulet menjëherë. Ndërsa mjafton vetëm një lugë kafeje me shafran për normalizimin e tensionit, ose një kokërr kripë poshtë gjuhës kundër tensionit të ulët.

    Kurimi me bimë medicinale

    Në vendin tonë rriten bimë me vlera të mëdha kurative si mështekna, dëlli-nja, murrizi, të cilat njihen si luftuesit më të mirë ndaj kësaj sëmundjeje.

    Por mështekna e njohur në gjuhën shkencore si betulae folium arrin të largojë ujin nga zemra falë përbërësve të fuqishëm që mbart, duke krijuar një lehtësim shumë të madh në punën e këtij organi. Pas konsumimit të çajit të mështeknës, zemra e njeriut të sëmurë arrin të punojë në mënyrë ritmike dhe pa u infektuar.

    Ndërsa nëse do të shohim problematika të tjera, jo vetëm vështirësi në frymëmarrje e ngushtim të kafazit të kraharorit, por edhe mpirje të krahut të majtë, atëherë pacienti duhet të shkojë te mjeku dhe të mirëdiagnostikohet.

    Pra, ndezja e kraharorit, bllokimi e tendenca për të qëndruar të kërrusur para, janë shenja të qarta të një inflamacioni të miokardit, dhe në këto raste preket muskulatura e zemrës. Kështu shtresa e zemrës fillon të pësojë ngushtim të enëve të qarkullimit të gjakut. Arteria koronare fillon të bllokohet e ngushtohet për shkak të ndonjë pllake kolesteroli apo gjaku të mpiksur, si pasojë gjaku ose qarkullon me vështirësi ose nuk qarkullon fare. Nëse i sëmuri nuk kurohet, atëherë zemra gradualisht mund të dalë jashtë funksionit, çka mund të shkaktojë edhe infarkt.

    Njerëzit duhet të tregohen tejet të kujdesshëm me konsumimin e tepërt të yndyrnave dhe kolesterolit. Për të shkrirë pllakat e kolesterolit duhet të përdoren të gjitha bimët që përmbajnë acide organike. Murrizi ka në përbërjen e tij acidin triterpenik, i cili ka aftësinë për t’i shkrirë këto pllakëza dhjamore. Pacientët e sëmurë mund të përdorin, gjithashtu, çajin e gjelbër, i cili jep rezultate të kënaqshme pasi përmban jo vetëm antioksidantë që ndihmojnë minimizimin e kolesterolit. Ndërkaq edhe molla e egër, e cila rritet në shumë zona të vendit tonë, ka aftësinë e mrekullueshme për të luftuar sëmundje, pasi shërben si një antioksidues e pastrues. Të gjitha bimët e sipërpërmendura mund t’i konsumoni në formën e çajit të ngrohtë. Kur sëmundja kapet në fazat fillestare, i sëmuri konsumon çajin e përgatitur me këto bimë, arteriet fillojnë të çlirohen dhe rifillojnë punën më se normalisht. Edhe uthulla e mollës, apo e rrushit të mirë mund të përdoret për zhbllokimin e arterieve. Kur kllapat e zemrës mbushen me pllaka kolesteroli, nuk funksionojnë mirë.

    Aritmia e Zemres Ylli Merja
    Previous ArticleYlli Merja: Si t’i kuroni sëmundjet e syve me keto bimë mjekësore dhe do te…
    Next Article Vuani nga ulcera ne stomak? Mjeku i njohur Ylli Merja jep zgjidhjen nepermjet bimeve mjekesore: Shpeshherë na ndodh që barku të rrijë…
    Të Fundit

    Merr fundi lidhja mes tyre? Ky veprim i Jozit ngre dyshime të mëdha

    May 29, 2025

    Eshtë e sugurt! Një ndarje ju pret ditën e nesërme…Kjo shenjë duhet të qëndrojë me dorë në zemër

    May 29, 2025

    E dinit? Drejtoresha e re e spitalit te QSUT eshte nëna e një prej vajzave më të njohura ne rrjet!

    May 29, 2025
    ShowBizi

    “Ajo është depresive…”/ Gazetarja shpërthen ndaj Eglit: Ja cfare po i ben Gjestit…

    May 29, 2025

    Çfarë ndodhi gjatë koncertit? Gjesti shpërthen në lot, pamjet virale (Video)

    May 29, 2025

    Kiara Tito shtatzënë për herë të dytë? Ja çfarë zbulon moderatorja

    May 29, 2025
    Horoskopi

    Eshtë e sugurt! Një ndarje ju pret ditën e nesërme…Kjo shenjë duhet të qëndrojë me dorë në zemër

    May 29, 2025

    Një problem familjar do ju coj drejtë një vendimi të…Horoskopi paralajmëron për kujdes këto 2 shenja!

    May 29, 2025

    Për ju të tjerët na vjen keq/Qershori i “buzëqesh” vetëm këtyre shenjave të Horoskopit!

    May 29, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Alergjitë e stinës, si të trajtohen përmes bimëve mjekësore! Specialisti Ylli Merja jep këto këshilla efikase

    December 21, 2024

    Vuani nga variçet? Mjeku popullor, Ylli Merja: Ja kura me përbërës natyral që bën ‘mrekullinë’ dhe shmang…

    December 18, 2024

    Fëmija juaj vuan nga anemia apo infeksionet urinare? Ylli Merja : Ja çajrat që i duhen çdo prindi në shtëpi dhe te…

    December 18, 2024
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Termat e Përdorimit
    • Politika e Privatësisë
    • Të Drejtat e Autorit
    • Politika Editoriale
    • Na Kontaktoni
    • Rreth Nesh

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.