Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Hilsn MediaHilsn Media
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Hilsn MediaHilsn Media

Ylli Merja tregon me ne fund si të luftoni mykun me bimët mjekësore…

January 30, 20254 Mins Read Këshilla Shëndeti

Myku është një lloj infeksioni që shkaktohet nga disa kërpudha dermatofite, ku dallohen trichopyton 21 lloje që infektojnë më shumë flokët, thonjtë dhe lëkurën.

Ndërsa microspotum ku paraqiten rreth 17 lloje më shumë infektojnë lëkurën dhe thonjtë

. Në përgjithësi myku mund të përfitohet nga kërpudhat dermatofite që transmetohen nga njeriu tek njeriu, pra një person i infektuar me myk mund të infektojë edhe persona të tjerë. Kërpudhat dermatofite zoofile ku transmetohet sporja e kërpudhës nga kafsha te njeriu.

Më i përhapur është myku i bardhë dhe ato lloje myqesh që mund të shfaqen në organizëm nga përdorimi i gjatë i antibiotikëve.

Shkaktarët

Një ndër shkaktarët kryesorë në krijimin e mykut është përdorimi i gjatë i kurave me antibiotikë. Por edhe një kafshë e infektuar nga myku në lëkurë mund të transmetojë sporet e kërpudhave te një njeri, dhe ky i fundit mund të infektojë persona të tjerë.

Në përgjithësi kur sporet kërpudhore bien në trupin e njeriut apo në brendësi të tij, ato kanë aftësinë që të ulin ph e lëkurës, pra nga një peash bazik e zbresin atë, e krijohet një mjedis acid, i favorshëm për zhvillimin e kërpudhave.

Të predispozuarit

Nga kjo sëmundje preken njerëz të profesioneve të ndryshme, por më të predispozuar janë ata, të cilët kanë rezistencë të ulët të organizmit.

Krijohet një lagështirë mes gishtave të këmbës, te thembrat, te pjesa pas kupës së gjurit, e te femrat shfaqet edhe poshtë gjoksit. Por mund të shfaqet edhe poshtë sqetullave e mes gishtave të dorës.

Pra, këto janë vendet më të prekura. Që të zhvillohet myku, kërkon një temperaturë të përshtatshme si dhe lagështirën e nevojshme.

Moshat më të predispozuara për t’u prekur nga myku janë në përgjithësi fëmijët që marrin antibiotikë për një kohë të gjatë, edhe femrat. Një grup tjetër i prekur janë të gjithë ata persona që mbajnë këpucë të veshura për një kohë të gjatë.

Simptomat e diagnostikimi

Në përgjithësi personat që janë prekur nga myku shfaqin shenja anemi, kanë gojë të thatë e gjuhë të zbardhur. Në këto raste mendojnë se ky person është prekur nga myku në brendësi të organizmit ku më i mundshmi është myku i bardhë. Shpeshherë këta njerëz bëhen alergjikë, kanë kruarje të trupit, puçrra e harta në trup. Pra, kërpudhat pasi janë vendosur në organizëm, arrijnë që të marrin nga njeriu kripërat minerale dhe sheqernat duke e dobësuar atë. Në momentin që myku zhvillohet shumë, atëherë njeriut i shfaqen fryrje zorrësh e diarre të shpeshta e trupi kërkon të vetëpastrohet e të nxjerrë jashtë këta trupa të huaj që lulëzojnë në organizëm. Ndërsa, ka raste kur shkakton edhe çarje të lëkurës e sporet e kanë më të lehtë për tu shumuar në këtë mënyrë. Pra kur vendosen në këmbë, duar, lëkurë, flokë, fillojnë të japin problematika serioze si kruarje rrjedhje dhe përhapje në formën e rrathëve koncentrikë apo në formë të çrregullt. Personat që preken nga myku pëlqejnë shumë ushqimet e ëmbla të pasura me sheqer.

Mjekimi me bimë mjekësore

Bimët më të fuqishme mjekësore antimykotike që mund të përdorë njeriu janë rigoni i bardhë, i cili gjendet që nga Shqipëria e Mesme deri në Jug të vendit; trumza me përhapje të gjerë në vend; gjethet e mushmollës pasi kanë një push të bardhë të ngjashëm me atë të mykut; gjethet e ftoit; dëllinja, kalendula etj. Për ta luftuar mykun në organizëm, kur ne e kemi diagnostikuar me një kulturë mykotike në laborator apo nga mjeku, duhet të veprojmë kështu: Kur myku është në sipërfaqe, lëkurë gjoks duhet të shpëlajmë zonën e infektuar me një çaj antimykotik të përgatitur me bimët e mësipërme, 1-2 herë në ditë e është mirë që në çdo gotë çaji të hedhim një lugë kafe me sodë buke. Kjo e fundit në këtë rast përdoret si një rregullator i peashit në sipërfaqen e trupit, pra t’i afrohemi një mjedisi neutral apo bazik. Pasi të thahet çaji, është mirë që të pikojmë mbi vendet ku ndodhet myku, propolisin antimykotik, sa të mbulojë vendin e infektuar, e pasi të thahet propolisi, vendosim një krem tjetër antimykotik. Kjo mënyrë trajtimi duhet të vazhdojë për jo më pak se 1 muaj, pasi shumë spore të kërpudhave, kthehen në gjendje gjumi e qëndrojnë si të strukura në rrënjët e qimeve derisa njeriu mendon se është shëruar plotësisht. Por në momentin që shfaqet një habitat i përshtatshëm e nuk luftohen më, arrijnë të zhvillohen sërish. Prandaj trajtimi duhet për më tepër se një muaj. Në rastet kur myku ndodhet në brendësi të organizmit, i sëmuri duhet që në mëngjes të shpëlajë gojën mirë me sodë buke e mjaltë. Në këtë mënyrë sigurojmë një nxjerrje jashtë organizmit të kërpudhave që kanë mbirë në gojë gjatë natës. Pas kësaj, bëjmë një shpëlarje të mirë të gojës me ujë të bollshëm e pimë një gotë çaj antimykotik.

Myku Ylli Merja
Previous ArticleYlli Merja: Ja si të kuroni spondiliartrozën me çaj dëllinje. “Këshillat për…
Next Article Ylli Merja: Si të shpëtoni nga stresi, ankthi e depresioni /Personat e prekur nga stresi mund të pinë…
Të Fundit

Ish konkurenti i Ferma Vip plas deklaratën B0MB për Big Bastën!

June 20, 2025

Fati i sotëm nuk do ju vijë më në dorë! Një ditë që duhet shfrytëzuar në maksimum!

June 20, 2025

Humbje e madhe në politikë! Mbyll sytë ish kryebashkiaku i Pukës

June 20, 2025
ShowBizi

Ndahet nga jeta Ndue Cara, ish-kryebashkiaku dhe mjeku i Pukës

June 20, 2025

“Për fat të keq…”/ Horoskopi i datës 20 qershor 2025: Ju beqarët kishit ëndërruar dashurinë e madhe?

June 20, 2025

Stresi financiar mund të ndikojë në…/ Parashikimi i Horoskopit, ja cfarë kanë parashikuar yjet për ju sot?

June 19, 2025
Horoskopi

Fati i sotëm nuk do ju vijë më në dorë! Një ditë që duhet shfrytëzuar në maksimum!

June 20, 2025

“Për fat të keq…”/ Horoskopi i datës 20 qershor 2025: Ju beqarët kishit ëndërruar dashurinë e madhe?

June 20, 2025

Stresi financiar mund të ndikojë në…/ Parashikimi i Horoskopit, ja cfarë kanë parashikuar yjet për ju sot?

June 19, 2025
Këshilla Shëndeti

Vuani nga variçet? Mjeku popullor, Ylli Merja: Ja kura me përbërës natyral që bën ‘mrekullinë’ dhe shmang…

December 18, 2024

Kujdes, ja çfarë sëmundje fshihet pas lëkurës së skuqur në fytyrë/ Ylli Merja: Ju tregoj kurën qe…

January 9, 2025

Qumështi i bletës, ‘ilaçi i mrekullive’ për shumë sëmundje! Ylli Merja tregon dozat e duhura si dhe disa receta përdorimi

January 3, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.