Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    • Këshilla AI
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    Ylli Merja zbulon bimën çudibërëse që ushqen trurin, rritet në Has / Si mund të parandalohen sëmundjet e sistemit nervora me…

    January 3, 20253 Mins Read Këshilla Shëndeti

    Si të kemi një tru të shëndetshëm dhe kujtesë të fortë. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja flet për bimët dhe produktet që ndihmojnë në forcimin e shëndetit mendor si dhe prezanton për herë të pare një bimë që rritet në vendin tonë, e cila zë vendin e nderit për sistemin nervor dhe jo vetëm…

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për shëndetin mendor.

    Si të kemi një tru të shëndetshëm dhe kujtesë të fortë.

    “Parandalimi i sëmundjeve të sistemit nervor është çelësi i gjithçkaje”, shprehet Ylli Merja.

    Po si të kemi një tru të shëndetshëm? Së pari duhet të kuptojmë cilët janë faktorët që ndikojnë në çrregullimin e shëndetit mendor.

    Sipas Ylli Merja disa nga faktorët janë: çrregullimi i qarkullimit të gjakut; çrregullimet në tretje dhe ato hormonale; trashëgimia familjare;

    parazitët në organizëm ose probleme me florën bakteriale; problemet me çervikalen, një posturë jo e duhur sjell shqetësime pasi nuk furnizon trurin me gjak; mungesa e mikroelementeve vitaminë B3, B6, W3 W6, acide yndyrore-omega 3.

    Disa nga simptomat paralajmëruese të çrregullimit nervor janë:

    · Çrregullimet në gjumë, rrudhat në ballë

    · Ndjesi si mpirje trupi dhe këputje trupore

    · Luhatje tensioni, skuqje sysh, fytyre

    · Kostipacion ose diarre

    · Dhimbje pas koke deri tek sytë

    · Fytyrë e zbehtë

    · Shfaqje fizike, ndryshim i tonit të zërit

    · Rënie në peshë, ndryshim i humorit

    · Fiksim pas një realizimi të pamundur

    · Ndjesi sikur dëgjon zëra, mendime negative

    Për herë të parë në studion e “Rreze Dielli”, Ylli Merja prezanton një bimë e cila zë një vend të veçantë në tempullin e bimëve.

    “Natyra ofron atë që produkti farmaceutik nuk mund ta përmbledhë në një tabletë. Fuqia e natyrës është e gjithanshme! Unë kam zbuluar një bimë që quhet hipofae, e cila është me të vërtetë shumë e nevojshme për sistemin nervor, frenon aq shumë plakjen e sistemit nervor. Nëse këtë bimë e shtypim ashtu siç shtrydhen ullinjtë jep një si vaj të kuq. Kjo bimë ka Koenzimën Q10, e cila është mjaft e shëndetshme për zemrën dhe trurin. Pasi sistemi nervor është i lidhur direkt me zemrën dhe sistemin e tretjes. Gjithashtu goxhi berry, aronia dhe boronica e zezë janë bimë me veti të mrekullueshme” thekson Merja.

    Trajtimi alternativ për një tru të shëndetshëm përfshin; përdorimin e antioksidantëve te perimet, erëzat pasi largojnë radikalet e lira dhe ushqejnë trurin. Konsumimi i agrumeve dhe i të gjitha frutave me ngjyrë të zezë, përdorimi i çajit të malit, barit të bletës, borzilokut, rozmarina, mëllaga, lule bliri, heleksiriumi – janë bimë që frenojnë sëmundjet nervore. Gjithashtu të mrekullueshme për shëndetin e trurit janë farat e lirit, arra, lajthia, fara e zezë, shega e egër, shafrani, qumështi i bletës, vitaminë B3, vitaminë D dhe magnez.

    Në fund të bisedës Merja dha dhe disa këshilla të rëndësishme:

    · Nëse keni dhimbje koke pini një gotë ujë ose çaj, jo një qetësues

    · Në darkë pini një gotë qumësht ose çaj me lule bliri ose qumësht me borzilok

    · Në mëngjes pini një gotë me rozmarinë

    · Nëse keni marrë medikamente farmaceutike për një kohë të gjatë bëni detoks të trupit më çajin detoks dhe antioksidantët nga erëzat

    · Përdorni qumësht blete 40-50 g

    · Përdorni shegë të egër dhe vaj liri, pasi ju qetësojnë dhe ju mprehin trurin

    SHËNIM : Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.

    Truri Ylli Merja
    Previous ArticleSi të largojmë në kohë rekord në kushte shtëpie mykun e thonjve / Ylli Merja: Rezultati i suksesshëm vjen në pak javë me…
    Next Article Ylli Merja: Ju dhemb koka? Mos pini qetësues, por bëni menjehere këto veprime
    Të Fundit

    Si është marrëdhënia e tyre? Neda Balluku ka dy fjalë për Arbër Hajdarin

    May 21, 2025

    Ditët e fundit të muajit Maj, moti bënë kthesën e papritur, ja cfarë na pret!

    May 21, 2025

    ‘Isha gati për të qarë…’ Kiara Tito rrëfen momentin e vështirë në Portokalli, ja cfarë i paska ndodhur

    May 21, 2025
    ShowBizi

    Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ja detaji qe ngriti dyshime

    May 21, 2025

    Neda Balluku flet pas BBV: Nuk kam miqësi me banorët sepse…

    May 21, 2025

    E TRISHTE/ Ndahet nga jeta sopranoja e njohur Shqiptare

    May 21, 2025
    Horoskopi

    Këto shenja të zodiakut do t’i kenë xhepat plot deri më 25 Maj…

    May 21, 2025

    “Leku letër”- Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të pasurohen në ditët në vijim, ja ku duhet të tregoni kujdes!

    May 21, 2025

    A jeni gati të pasuroheni? Këto 3 shenja të horoskopit do i mbushen xhepat plot

    May 21, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Specialisti Ylli Merja : Zorra e trashë ‘truri i dytë’, një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve nervore, ja si ta kuroni me bimë medicinale

    January 3, 2025

    Ju bien shume floket? Mjeku popullor, Ylli Merja : Merrni këto bimë dhe përzieni bashkë, rezultatet do t’ju habisin brenda një kohe të shkurtër

    December 18, 2024

    Stop kapsllëkut përgjithmonë! Si të pastroni zorrën brenda 24 orëve, Ylli Merja: Ky eshte trajtimi me i mire me…

    May 21, 2025
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.