PJESA 2/ Infeksionet apo parazitët në zorrën e trashë nuk lejojnë furnizimin me elementet e duhur në tru. Ne duhet të heqim njëherë parazitët në zorrë, më e fuqishme është hudhra, hashurja, vaji i kungullit.
Është e rëndësishme të mbajmë në nivele të mira, bakteret e mira në organizëm. Këtë mund ta bëjmë duke përdorur mendërz, rigon në gjellë, caj me lëvoredh e vidhit, lulebasami, bishtamithi” tha ai.
Trajtimet bimore që sygjeron mjeku popullor Ylli Merja që ndihmojnë në këto problematika:
-Çajrat bimorë që përmirësojnë qarkullimin e gjakut.( Boronica, murrizi, vjeshtulla e bardhë, molla e egër, kulumbria, shega e egër)
-Çajrat që harmonizojnë nxitjen dhe frenimin( milca, borziloku, dafina, bari i maces ( nepeta cataria)
– Bimë që rifraskojnë trurin: shega e egër, shafrani, kungulli, liri, arra,
Rol të rëndësishëm në problemet e shëndetit mendor luan edhe mënyra e ushqyerjes, për këtë arsye specialisti Ylli Merja këshilloi këto ushqime të cilat duhet të konsumohen patjetër:
‘Peshku salmon dhe ushqimet e fermentuara, frutat (arroret) dhe perimet e gjelbërta, qiqrat, kanella, vaji i ullirit, çaji i gjelbër’
Ndërsa sygjeroi edhe një çaj ushqyes për trurin që mund ta përgatisni në kushte shtëpie:
‘Në një gotë qumësht ziejmë dy minuta një lugë gjelle boronicë, një copë kanellë dhe një lugë livando ose bar blete .Kullojeni pasi ftohet dhe e hedhim në gotë dhe një lugë çaji mjaltë./Shqiptarja.com