.
Hilsn

Zbulohet e shkuara e errët e Rogertit, ja cfarë paska bërë në të kaluarën

Një debat mes Rogertit dhe Gimbos në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka nxjerrë në pah detaje tronditëse nga e kaluara e Rogertit.

Mes tensioneve, ai ka bërë një rrëfim të papritur lidhur me humbjet kolosale financiare që ka pësuar për shkak të bixhozit apo zgjedhjeve të tij të gabuara.

Gjatë diskutimit, Rogerti pranoi me krenari të çuditshme se ka humbur një pasuri të tërë në kohë rekord.

“Kam humb 380 mijë dollarë për gjysmë ore. Unë kam çuar dëm një tan shtëpi. S’di ku janë, e kupton? Me lojën time edhe me historinë time,” deklaroi ai, duke lënë të shtangur Gimbon.

Kur Gimbo i vuri në dukje se kjo nuk është diçka për t’u mburrur apo një zgjidhje e mirë, Rogerti shpërtheu duke sqaruar misionin e tij në këtë format. Ai theksoi se nuk ka hyrë për të qenë model moral, por një leksion për të tjerët.

“O vëlla, s’kam ardh për shembull të mirë unë këtu o shok. Kam ardh këtu me tregu jetën time, edhe mos të bëjnë gabimet e mia robt, o budall,” iu kthy ai Gimbos me tone të larta.

×