Moderatorja Megi Pojani dhe ish-futbollisti
Endri Çekiçi edhe këtë vit kanë vendosur t’i kalojnë bashkë pushimet.
Prej dy vitesh ata përflitet se janë në një lidhje, megjithatë kurrë nuk e kanë pranuar publikisht.
Si verën e kaluar edhe këtë herë sado janë munduar ta fshehin, ndjekësit e tyre kanë zbuluar se ata
mund të jenë duke kaluar kohë bashkë. Kjo është vënë re nga fotot në vende të ndryshme ku ata kanë pozuar, dhe duket se janë arratisur drejt ishujve Maldive.
Dyshja shihen duke pozuar nga vende të ngjashme dhe kjo ka shtuar dyshimet që ata po kalojnë kohë bashkë. Futbollisti jeton dhe punon në Turqi, ndërsa moderatorja në Shqipëri.