Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

Zbulohet sedilja ku ishte ulur pasagjeri i vetëm i mbijetuar nga rrëzimi i avionit të “Air India”

June 12, 20253 Mins Read ShowBizi

Një shtetas britanik i shpëtoi mrekullisht katastrofës së avionit të Air India, e cila i mori jetën qindra pasagjereve qe ndodheshin ne bord bashke me ekuipazhin.


Kuriozitet te madh ka krijuar menyra si ai shpetoi dhe mbi te gjitha vendi ku ishte ulur.

Vishwash Kumar Ramesh, 40 vjeç, foli nga shtrati i spitalit disa orë pasi bëri një arratisje të jashtëzakonshme nga avioni i fatkeq me numer fluturimi 171 me destinacion Gatwick më herët gjatë ditës së sotme.

Pamjet treguan pasagjerin me lëndime të dukshme duke u larguar me vështirësi nga vendi i aksidentit. Thuhet se ai pësoi lëndime në gjoks, sy dhe këmbë.

Policia e gjeti pasagjerin, i cili kishte qenë në sediljen 11A kur avioni u rrëzua, në një zonë banimi në Gujarat dhe e transferoi atë në një spital aty pranë për trajtim.

Këtë pasdite, familja e tij konfirmoi se zoti Ramesh ishte në bord – por se ata nuk kishin dëgjuar nga një i afërm tjetër i cili besonin se ishte gjithashtu në fluturim.

Duke folur për mediat lokale nga shtrati i spitalit, zoti Ramesh tha se vëllai i tij kishte qenë ulur në një rresht tjetër duke shtuar: “Nuk mund ta gjej më”.

“Tridhjetë sekonda pas ngritjes, pati një zhurmë të fortë dhe pastaj aeroplani u rrëzua. Gjithçka ndodhi shumë shpejt”, shtoi ai.

Kur u ngrita, kishte trupa përreth meje. U frikësova dhe ika.

“Kishte copa të aeroplanit përreth meje. Dikush më kapi, më futi në një ambulancë dhe më çoi në spital.”

Ramesh, i cili jeton në Londër me gruan dhe fëmijën e tij, po udhëtonte për në shtëpi nga India, ku kishte vizituar familjen kur avioni u rrëzua, duke goditur ndërtesat ku strehoheshin mjekët në qytetin e Ahmedabadit.

Në terren, policia tha se kishte gjetur një tjetër të mbijetuar në spitalin e goditur nga avioni. Numri i konfirmuar i të vdekurve është rritur në të paktën 240 persona, sipas policisë.

Përpara zbulimit të të mbijetuarit britanik, autoritetet thanë se besonin se askush nuk kishte shpëtuar gjallë nga fluturimi. Sipas policisë, avioni mbante 244 pasagjerë.

Në bord kishte 53 shtetas britanikë, si dhe 159 shtetas indianë, shtatë shtetas portugezë dhe një kanadez. Njëmbëdhjetë prej personave në bord ishin fëmijë, përfshirë dy të porsalindur.

Pasagjerët britanikë Akeel Nanabawa, gruaja e tij Hannaa Vorajee dhe vajza e tyre, e cila jetonte në Gloucester, ishin në bord të fluturimit, raportoi BBC këtë mbrëmje.

Ekipet e shpëtimit të mbështetura nga ushtria kanë nxjerrë 204 trupa nga vendi i ngjarjes deri më tani, me viktima nga avioni dhe zona përreth rrëzimit.

Ekspertët e aviacionit thonë se Boeing 787 Dreamliner mund të ketë humbur papritur fuqinë ‘në fazën më kritike të fluturimit’ pas ngritjes./lajmifundit.al

Previous ArticleMoti për nesër, 13 qershor 2025 – Diell në jug, rrebeshe në veri dhe mesatare në qendër
Next Article Zbardhet aksidenti tragjik në Indi: Avioni me 242 persona rrëzohet pak pas ngritjes
Të Fundit

Kaq e patën! Prishet sërish marrëdhënia mes motrash Gixhari? Ja detaji që i nxorri zbuluar!

June 13, 2025

Datë e mbushur me ‘ters’! E premtja e 13, ja cfarë pritet t’ju ndodh sonte në mbrëmje

June 13, 2025

‘Javë e vështirë, bllokim fati dhe shanse të pakta për…’ Ja me cfarë sfidash do të përballen shenjat e horoskopit!

June 13, 2025
ShowBizi

Tragjedia ajrore në Indi, mediat rendisin 6 pista të cilat mund të kenë shkaktuar aksidentin

June 13, 2025

Kiara Tito në zi, humb familjarin e dashur

June 13, 2025

Shanset vijnë deri te dera dhe pengohen”, java e ardhshme nis me sfida për shenjat e Horoskopit

June 13, 2025
Horoskopi

‘Javë e vështirë, bllokim fati dhe shanse të pakta për…’ Ja me cfarë sfidash do të përballen shenjat e horoskopit!

June 13, 2025

Shanset vijnë deri te dera dhe pengohen”, java e ardhshme nis me sfida për shenjat e Horoskopit

June 13, 2025

Këto shenja Horoskopi të përgatiten për ndryshime në karrierë para fundit të qershorit

June 13, 2025
Këshilla Shëndeti

Ylli Merja: Dieta ushqimore për të ulur sasinë e karbohidrateve

February 15, 2025

Ylli Merja: Nëse keni këto shenja në trup tregoni kujdes, mëlçia juaj po vuan nga kjo sëmundje

December 17, 2024

Dhimbjet reumatizmale, Ylli Merja: Sekreti qëndron tek ky vaj qe duhet te…

January 3, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.