Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    ‘Zhurmat dhe lajmet do të jenë të mëdha dhe me ndodhi të papritura…’ Meri Gjini PARALAJMERON një JAVE B0MBE!

    February 10, 20255 Mins Read Të Fundit

    E hëna në “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ka nisur si çdo javë me astrologen Meri Gjini e cila ka bërë parashikimin e Horoskopit.

     

    Është një javë në ndikim të fortë të energjisë së jashtme. Jemi në boshtin Luan-Ujor, ku te ujorët kemi bashkimin e diellit dhe mërkurit. Që bën një hyrje jo komode.

    Kemi të bëjmë me një Hënë të plotë që ka një energji shumë më të fortë se zakonisht.

    Nisim një javë, që nëse kemi mundësi të themi fjalën e mirë do ishte shumë mirë. Jepni buzëqeshje dhe mos i jepni rëndësi reagimeve emocioanle të personave përballë.

    Hëna është te Gaforrja dhe aty kemi Marsin. Kjo dmth që kryefjala e kësaj javë është toleranca ndaj më të rinjve në çdo ambjent që ndodhemi. Kemi një javë që nga lajmet, informacionet dhe zhurmat do jenë me shumicë.

    Mos vendosni në agjendë kredi borxhe dhe çështje bankash këtë javë sidmos Gaforrja dhe Bricjapi.

    Dashi
    Do e gjejë veten në qendër të vëmendjes. Venusin e ka në të drejtë te vetja e vet, në një hyrje 5 këndore me Hënën e plotë. Do e gjejnë veten në diskutime të forta që i përkasin ekonomisë dhe lekut. Do ishte mirë që çdo bisedë e kësaj natyre, të ruhet tonacioni sepse lehtësisht mund të dilni nga kuadri i normales. Faktori që do ngjyrosë javën, ka diçka në lidhje me familjen tuaj. Ëështë diçka e mirë.

    Demi
    Është një javë që ritmin do e ketë në një mënyrë që mezi do presin të mbyllin ditët e punës. Kjo pasi ose nuk ndihen rehat ose kanë ndjesinë e lodhjes. Ka një tendencë që dita do u duket e gjatë. Ata e kanë uranin te vetja. Kujdes me komunikimin në shtëpi. Ruani nervozizmin. Dielli në hyrje me mërkurin, mund të sjelli ndryshime që rezultojnë shumë të shpejta dhe të mbara.

    Binjakët
    Si ndjesi, nga nesër do të kenë të fortë ankthin dhe pasigurinë. Por pasiguri që jo detyrimisht reflektohet në punë dhe prakticitetin e tyre. Mos harroni që keni planetin e fatit te vetja. Është momenti që çdo lloj ndryshimi që kërkoni për veten, për çështje të pasurisë, momenti është tani. Planeti i fatit do qëndrojë në të drejtë te ata deri në 10 qershor. Përsa i përket Hënës së plotë, do ju bëjë pak grindavec në çift.

    Gaforrja
    E nisin javën me Hënën te vetja. Kjo Hënë është mbi Marsin. Nuk do mungojnë vështirësitë dhe sikletet në situatat e punës. Hëna te Gaforrja ka ndjeshmëri të hiperbolizuara. Është një Hënë që bën të mos merren me gjërat e veta, por me impenjimet e njerëzve në punë dhe në shtëpi. Do duhet suporti i tyre. Merreni shtruar. Do ndiheni shpesh të lodhur dhe të shqetësuar, por ky Jupiter ndihmon të mbyllni me sukses çështjet e rëndësishme.

    Luani
    Janë protagonistët e kësaj Hëne. Tendenca për Luanët është: ose do ketë ndryshime te eprorët e tyre, lëvizje të papritura me njerëzit që kanë mbi veten në punë. Ose ka ndryshim territori ose agjende profesionale. Kjo kërkon prej Luanëve që të përshtaten lehtësisht dhe mos të merren me analiza, pasi kjo mund të prish ekulibrat. Do e gjejnë veten në qendër të vëmendjes.

    Virgjëresha
    Këtë ndjesinë e ndryshimeve në situatat dhe ambjentet e punës e ka edhe Virgjëresha. Duhet të jenë të kujdesshëm me griprat dhe virozat e kohës, pasi është një javë që ka tendencën që virozat të përndjekin Virgjëereshat. Të martën dhe të mërkurën është tendencë e fortë ta gjeni veten në ngatërresa fjalësh.

    Peshorja
    Empatikët e javës! Ajo që do ju shqetësojë është mendimi rreth problematikave të njerëzve që doni. Përsa i përket prakticitetit, mjafton të qëndroni larg këmbimeve ekonomike me shoqërinë. Mos ngatërroni miqësinë me lekun. Do e gjeni veten të suksesshmit e javës, të martën, të mërkurën dhe të enjten.

    Akrepi
    Uranin e kanë ballë për ballë. Tendenca e javës është për ta gjetur veten nga hici, në një situatë që është gati të shpërthejë. Përpiquni që situata të tilla t’i mbani në kontroll brenda mureve të shtëpisë. Është shumë e rëndësishme që familja të ketë qetësinë që meriton. Duhet të jeni shumë tolerant me fëmijët dhe të rinjtë e familjes. Në përgjithësi duhet të qëndrojë larg diskutimeve serioze për të shmangur konfliketet.

    Shigjetari
    Duke u nisur nga sesni i të drejtës së tyre, mënyra si do reagojë Shigjetari do përcaktojë edhe se sa të drejtë kanë. Pavarësisht tendencës që keni për të patur reagime aty ku mendoni se ju shkelet e drejta, mënyra se si do e mbroni veten do përcaktojë rezultatin. Duke e ngritur zërin më shumë seç duhet, e drejta juaj do humbasë. Ruani qetësinë në ambjentet e punës. Nëse keni diskutime të rëndësishme me eprorët, vendosini në agjendë të enjten dhe të premten.

    Bricjapi
    Me impenijme që i përkasin familjes do jetë ndjesa e javës. Nuk kanë çështje të drejtëpërdrejta personale. Qëndroni këtë javë larg kredive dhe borxheve, nesër dhe pasnesër. Java u jep mundësinë që të ndërtojnë një strukturë të mirë në çështjet që i përkasin profesionit. Pavarësisht ritmit të përshpejtuar, Bricjapi ndërton një strukturë ku do mbështet agjenda e tyre.

    Ujori
    Situatat në ambjentet e punës është kryefjalë e javës. Ose ka ndryshime ose ka zhvendosje. Mund të jetë një Ujor që mund t’i delegohet përgjegjësia dhe të marrë një status më të lart në punë. Ky do jetë hapi i parë në zhvillimet e karrierës së tyre. Kujdes me virozat e kohës.

    Peshqit
    Faktorin e të papriturës e kanë shumë prezent. Duket sikur do të thonë fjalën e gabuar në momentin e gabuar për personin e gabuar. Do jetë një proces goxha i vështirë për peshqit në pjesën e parë të javës. Kujdes me fjalën dhe me problematikat e fizikut. Çështjet e shëndetit vazhdojnë të jenë prezent. Peshqit faktorin e të papriturës e kanë prezent, faktorin e agravimit të situatave gjithashtu. Duhet te kërkoni tolerancë nga të tjerët.

    Horoskopi Meri Gjini
    Previous ArticleIsh banorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, gati për të hyrë në BBVA4? Ja çfarë pritet
    Next Article A do ta vazhdojë “romancën” me Eglin jashtë BBV? Ja si u përgjigj Gjesti: ‘Vetëm për …’
    Të Fundit

    Thellohet dhimbja dhe tr*gjedia: Dy të rinj humbin jetën nga rrëshqitja e dheut në vend (Detaje)

    May 10, 2025

    Cfarë trishtimi! Shembet kanali i hidrocentralit, humb jetën punëtori në vendin tonë

    May 10, 2025

    Cfarë po ndodh me jetën e saj private: Rudina Hajdari ndahet nga i dashuri i saj regjisor? Ja detajet

    May 10, 2025
    ShowBizi

    Pak orë para zgjedhjeve DENONCON Berisha: Në Sh…

    May 10, 2025

    Fero ndahet nga gruaja e dytë?

    May 10, 2025

    Probleme me financat dhe stres në punë! 3 shenjat më me pak fat të horoskopit për verën 2025

    May 10, 2025
    Horoskopi

    Probleme me financat dhe stres në punë! 3 shenjat më me pak fat të horoskopit për verën 2025

    May 10, 2025

    ‘Do ju ndodh ajo që keni pritur kaq kohë…’ Përgadituni! Deri në mbrëmje pritet të përballeni me këto ndodhi

    May 10, 2025

    Kush do të marrë lajme të mira? Horoskopi i ditës së sotme: Kini kujdes nga përplasjet…

    May 10, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Vuani nga ulcera ne stomak? Mjeku i njohur Ylli Merja jep zgjidhjen nepermjet bimeve mjekesore: Shpeshherë na ndodh që barku të rrijë…

    February 5, 2025

    Mjeku popullor, Ylli Merja: Ja si të dalloni mjaltin natyral vetëm me disa teste të thjeshta dhe nuk do te …

    December 18, 2024

    Ylli Merja: Si të kuroni alergjitë më bimë medicinale: Një bimë me të vërtetë e magjishme ka një…

    March 9, 2025
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.