Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    • Këshilla AI
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    ‘Zjarri i Natës’, si ta kuptojmë dhe parandalojmë sëmundjen torturuese përpara se të jetë tepër vonë. Metodat natyrale të trajtimit sipas Ylli Merjas

    January 3, 20253 Mins Read Këshilla Shëndeti

    Sëmundja e zjarrit të natës. Çfarë është kjo sëmundje, nga se shkaktohet dhe si mund të trajtohet apo kurohet përmes bimëve mjekësore

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për sëmundjen e zjarrit të natës.

    Çfarë është kjo sëmundje, nga se shkaktohet dhe si mund të trajtohet apo kurohet përmes bimëve mjekësore.

    Herpes zoster ose siç njihet në gjuhën popullore “zjarri i natës”, është një ndër patologjitë më torturuese, pasi manifestohet me dhimbje të forta në trup, temperaturë të brendshme dhe shpërthim të puçrrave në sipërfaqe të lëkurës. Zjarri i natës është një virus që e bën trupin të duket sikur ka marrë flakë.

    Ky virus nuk është ngjitës dhe prek më shumë moshat e treta si pasojë e rënies së imunitetit. Shenjat dhe simptomat e kësaj sëmundje shfaqen me:

    · Djegie, dhimbje, shpim nën lëkurë natën

    · Ndezje e lëkurës, skuqje, shfaqje e vezikulave të vogla të mbushura me ujë

    · Kruarje natën dhe ditën pasi lezionet dalin mbi lëkurë

    · Ethe në trup, dhimbje në stomak

    · Dhimbje në zonën e herpesit, kokës, syve

    · Dhimbje muskujsh, kyçesh, lodhje

    Zonat më të prekshme nga herpesi ‘zjarri i natës’ janë zona e gjoksit, brinjët, shpatulla; zona e qafës dhe veshit, zona e ballit dhe syve; zona e faqeve dhe gojë–nofull. Sipas specialistit Merja ndërlikimet e mundshme të kësaj sëmundje mund të jenë: dobësi trupore, dhimbje gjoksi për 1-2 vite; dhimbje koke, veshi, probleme me dëgjimin; dobësim shikimi deri në verbim si dhe dobësim të muskujve në nofulla.

    Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja rekomandon përdorimin e bimëve me veti të forta antivirale si rigoni, xhinxhër, qepë, hudhër, jamball, pelina e ëmbël, karafili, dëllinja, pisha, etj. Gjithashtu përdorimin e bimëve që rrisin rezistencën e organizmit si sanza, alkania ngjyruese, trëndafili i egër, ekinace, propolis blete dhe kremra antiviral.

    Një trajtim i suksesshëm alternativ për zjarrin e natës – Në momentin e djegies dhe kruarjes natën, thotë Merja, veproni kështu:

    · Lyeni zonën që djeg me antiseptik bimor duke e sprucuar në një zonë të gjerë.

    · Pasi thahet vetëm në zonën që dhemb hedhim pika të propolisit me rigon dhe e përhapim lehtë me dorë. Pasi thahet propolisi përdorim krem puçrrash. Këto trajtime bëhen 2 herë në ditë.

    · Pini çaj antiviral 2-3 gota në ditë para buke

    · Pini propolis me rigon 3 x 10 pika në ditë pas buke

    · Pini vaj harmonia 2 x 4 pika në ditë pas propolisit me rigon

    Ndërsa nuk harroi në fund të bisedës, të jepte dhe një recetë që të gjithë mund ta bëjnë vetë në shtëpi, një antiviral i mrekullueshëm:

    · Grijmë hollë 1 qepë të kuqe, 60-80 gr xhinxhër, 10-12 thelpinj hudhër. I hedhim në një kavanoz, shtojmë 1 lugë supe jamball dhe 6-7 lugë gjelle mjaltë. I përziejmë mirë dhe konsumojmë 2-3 lugë supe në ditë para buke./Shqiptarja.com

    Ylli Merja Zjarri i nates
    Previous ArticleDhimbjet reumatizmale, Ylli Merja: Sekreti qëndron tek ky vaj qe duhet te…
    Next Article Qumështi i bletës, ‘ilaçi i mrekullive’ për shumë sëmundje! Ylli Merja tregon dozat e duhura si dhe disa receta përdorimi
    Të Fundit

    Kjo foto po trazon rrjetin! Bora Zemani shfaqet si asnjëherë më parë!

    May 23, 2025

    Maji po mbaron, këtyre 3 shenjave do u shkëlqejë jeta në Qershor! Para, të mira dhe…

    May 23, 2025

    Boll e toleroi! Egli Tako merr VENIDMIN E PAPRITUR në lidhje me Gjestin

    May 23, 2025
    ShowBizi

    Hapet nesër tuneli i Llogarasë! Balluku jep lajmin: Do jetë pa pagesë deri me…

    May 23, 2025

    “Mu fik drita e syrit”/ Pas babait, Rudina Dembacaj humb njeriun tjetër të shtrenjtë!

    May 23, 2025

    “Bëhet fjalë për…”/ Reagon Belina Pupa: E vërteta e akuzave për kultivim k*nabisi në Australi!

    May 23, 2025
    Horoskopi

    Maji po mbaron, këtyre 3 shenjave do u shkëlqejë jeta në Qershor! Para, të mira dhe…

    May 23, 2025

    Javë vendimtare për dashurinë, paratë dhe karrierën! Astrologia tregon se si ndikon Hëna e re te shenjat

    May 23, 2025

    Cila shenjë do të përballet me xhelozi dhe keqkuptime? Horoskopi për sot: Një telefonatë ose mesazh do të…

    May 23, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja jep kuren: Si të shpëtoni përgjithmonë nga vesi i duhanpirjes me…

    March 1, 2025

    Kyç apo këmbë e ndrydhur? Ja hapat e parë që duhet të kryeni menjëherë për të parandaluar komplikacionet sipas specialistit Ylli Merja

    January 9, 2025

    Ylli Merja: Kujdes! Mos i neglizhoni këto shenja në këmbë, mund t’ju zbulojnë shumë probleme shëndetësore per…

    December 18, 2024
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.