‘Zoti të bekoftë…’ Nuk mbahen lotët, Parashqevia takon të birin! Me duart shtrënguar me njëri-tjetrin, del VIDEOJA EMOCIONUESE

0

Pas shumë vitesh ndarjeje, këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku më në fund realizoi ëndrrën e saj më të madhe: të takohej me djalin e saj, Luke.

 

Takimi emocionues ndodhi falë përpjekjeve të biznesmenit të njohur Elton Iliriani, i cili ka postuar në rrjetet sociale momentet emocionuese.

Iliriani ishte ai që u angazhua për të ndihmuar Simakun të rikuperonte jetën e saj.

 

Fillimisht siguroi një vend ku ajo të qëndronte, duke i krijuar më pas mundësinë për këtë takim të shumëpritur. Ky moment jo vetëm solli gëzim për Parashqevinë, por preku zemrat e të gjithë atyre që ndoqën me ngashëri historinë e saj.

Pas 15 vitesh pa u parë, Simaku dhe i biri u përqafuan dhe ky ribashkim po hap një kapitull të ri për këngëtaren e dashur.

Sipas Ilirianit, takimi u zhvillua në një atmosferë të qetë, ku ishte i pranishëm edhe ish-bashkëshorti i Simakut, Robert Nolfe.

“Zoti të bekoftë Elton, dhe ty Robert”, shprehet ajo.

Ndërsa i biri teksa Iliriani e pyet si ndihet dhe nëse ai e do nënën e tij ai përgjigjet: Ndihem mirë, e dua!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

 

×