Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dragoç të Shkodrës.

 

Mësohet se një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në automjetin e tij.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se trupi i pajetë u gjet në makinë nga banorët e zonës, ndërkohë që ende nuk janë zbuluar shkaqet dhe autorët e krimit.

Dyshohet që viktima u qëllua me armë nga jashtë automjetit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, ndërkohë që ende nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e viktimës.