Dita nis me diell në pjesën jugore të vendit, por pasditja sjell reshje dhe stuhi të shpejta në veri dhe juglindje. Ja si parashikohet moti për qytetin tuaj.
Author: admin
Dita e 3 Qershorit 2025 vjen me ndikimin e Hënës në shenjën e Peshqve, duke theksuar ndjenjat, ndjeshmërinë dhe botën e brendshme të secilit. Ky pozicion hënor rrit intuitën, por mund të sjellë edhe dyshime, paqartësi dhe dilema të brendshme, veçanërisht në marrëdhënie personale. Dashi:Sot do të ndiheni emocionalisht të ngarkuar. Është koha për reflektim dhe jo për vendime të shpejta. Lërini gjërat të rrjedhin natyrshëm. Demi:Mund të ndiheni i tërhequr nga njerëz të rinj. Kujdes me iluzionet në miqësi apo bashkëpunime. Jo gjithçka është ashtu si duket. Binjakët:Karriera ju kërkon qartësi. Mos u mbështetni te supozimet – kërkoni prova…
Aktori Jonathan Joss, i cili njihet për role të rëndësishme në “King of the Hill” dhe “Parks and Recreation”, ka vdekur. Ai u vra të dielën nga të shtënat me armë në San Antonio para shtëpisë. Policia nuk zbuloi detaje rreth asaj që çoi në të shtëna, por deklaroi se e kanë arrestuar të dyshuarin. Ikona e aktrimit ishte 59 vjeç.
Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në rrugën Bulqizë – Peshkopi në vendin e quajtur Vajkal. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë ku njëra ka përfunduar e shkatërruar jashtë rrugës. Të dy automjetet kishin vetëm drejtuesit, të cilët janë plagosur si pasojë e përplasjes. Ata janë dërguar për mjekim në spitalin e Bulqizës ku mësohet se fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Ky nuk është aksidenti i parë në këtë vend pasi vetëm pak javë më parë një mësuese u përplas për vdekje nga një automjet në lëvizje. Në këtë segment rrugor automjetet qarkullojnë me…
Gjashtë adoleshente janë përplasur fizikisht me dy vajza të tjera në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, ndërsa policia ka nisur procedim në gjendje të lirë për të gjitha të miturat e përfshira. Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në qendër të Tiranës, ku tetë të mitura janë përfshirë në një konflikt fizik. Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Nënë Tereza”, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe autoriteteve. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se gjashtë adoleshente janë konfliktuar për motive të dobëta me dy vajza të tjera të mitura, duke shkaktuar përplasje të dhunshme mes tyre. Menjëherë pas incidentit, forcat…
Po vazhdojnë situata të ndryshme në spektaklin e njohur, Ferma VIP 2. E për këtë ka vazhdimisht edhe reagime nga jashtë, nga personazhe që e ndjekin atë. Së fundmi ka reaguar këngëtarja Vesa Luma pas një deklarate të fortë të fermerit Andrea. Artistja shqiptare ngelet e shokuar pas asaj fjale të Andreas kundrejt një fermere në atë format. “Andrea i referohet një femre ‘prostitutë’ në televizion. Kulmi”, ka shkruar Luma. Fermës i erdhi gati fundi dhe kanë ngelur edhe pak javë deri në finalen e madhe të këtij reality shou. U zbulua se finalja e Ferma VIP 2 do të…
Në një kohë kur shumë të rinj i shmangen librave dhe shkollës, një burrë 74-vjeçar nga Kamza jep një leksion të vërtetë për këmbënguljen dhe dashurinë për dijen. Skënder Cena, i lindur më 8 nëntor 1951, është maturanti më i vjetër që zhvillon sot provimin e anglishtes në Shkollën e Mesme Profesionale Kamëz. Ai rikthehet pas disa vitesh në këtë institucion për të dhënë provimin e fundit që i mungon për të përmbyllur maturën shtetërore, në degën “Shërbime mjetesh transporti”. Skënderi ka përfunduar të gjithë ciklin mësimor part-time në vitin 2016, por pa dhënë gjuhën e huaj. Sot, me një…
Xheneta Fetahu, ish- banorja e BBVK dhe opinionistja e emisionit “E Diell” në Top Channel, ka treguar një histori personale, e cila ka ngjallur debat dhe emocione në studio. Në rrëfimin e saj, Xheneta tregoi se ka qenë e fejuar për pesë vite dhe ka bashkëjetuar me ish-partnerin dhe familjen e tij. Pikërisht gjatë kësaj periudhe, kanë nisur edhe tensionet me nënën e partnerit. “Vjehrra ime e kishte shumë të vështirë të pranonte që dashuria për një grua nuk e zëvendëson dashurinë për nënën. Ishte xheloze për gjënë më të vogël,” tha ajo. Megjithatë, ajo tregoi se marrëdhënia me…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Mal të Zi, ku 19-vjeçarja serbe Tijana Radonić humbi jetën pasi ra nga një lartësi prej rreth 50 metrash gjatë një fluturimi me parashutë mbi Rivierën e Budvës. Sipas raportimeve nga mediat lokale, fillimisht ajo dukej e qetë dhe e buzëqeshur, ndërsa po përgatitej për fluturimin. Dëshmitarë në vendngjarje thanë se instruktorët po e ndihmonin me rripat e sigurisë dhe po i jepnin udhëzimet për uljen. Por, vetëm pak çaste më pas, situata ndryshoi. Kamera e sigurisë ka kapur momentin kur 19-vjeçarja – e cila dyshohet të ketë përjetuar një sulm paniku – heq…
Dashi Nëse jeni duke menduar për të bërë diçka të re, kjo është koha e duhur. Sot është një ditë e shkëlqyër për t’u përqëndruar në gjërat që prej kohësh keni dëshirë t’i bëni. Demi Sot duhet të merni një vendim të rëndësishëm. Kontakte të reja dhe emocionuese mund të vijnë në jetën tuaj sot. Shfrytëzoni sa më shumë të jetë e mundur gjithçka që dita do sjellë. Binjakët Sot është dita që ju duhet të përqëndroheni më tepër në marrëdhënien tuaj. Dashuria paraqitet shumë premtuese, sot mund të merrni dhe vendimin për një hap të mëtejshëm. Gaforrja Dita sot…