Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    Shpëtoni njëherë e përgjithmonë nga kallot e këmbëve, thembrat e plasaritura dhe të çara. Ylli Merja: Ja kurat natyrale që mund ti bëni vetë në shtëpi dhe…

    January 9, 20254 Mins Read Këshilla Shëndeti

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin ”Rreze Dielli” në Report Tv me Specialistin e Bimëve Mjekësore Ylli Merja, u ndalëm në problematikën më të shpeshtë të këmbëve: plasaritjet dhe çarjet e thembrave si dhe krijimi i kallove.

    Këmbët, ndonëse qëndrojnë të pa ekspozuara për pjesën më të madhe të vitit, kërkojnë të njëjtën përkujdesje dhe vëmendje që i kushtojmë edhe fytyrës, flokëve e trupit.

    Duke mbajtur peshën e gjithë trupit shpesh këmbët shfaqin edhe probleme të ndryshme që lidhen me mënyrën e jetesës, lodhjen, posturën apo me përdorimin e këpucëve të gabuara.

    Problematika më e shpeshtë e këmbëve janë plasaritjet dhe çarjet e thembrave, myku mes gishtërinjve si dhe kallot. Këto të fundit janë të bezdisshme, të shëmtuara dhe në disa raste shumë të dhimbshme.

    Ato krijohen si pasojë e shpërthimit të qelizave të lëkurës së vdekur. Krijohen si një zonë e trashë e ngurtësuar. Zakonisht shfaqen anash këmbëve dhe në pjesën më të madhe të rasteve shkaktohen nga këpucët e ngushta, mbajtja e takave të larta për orë të tëra, veshja e këpucëve pa çorape, shpimet e shpeshta të këmbëve në të njëjtin vend nga gozhdat e këpucëve apo problematika si këmbët e sheshta, psoriasis, diabeti.

    Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja rekomandon që në rradhë të parë duhet të qëndrojmë të hidratuar, pasi ky është hapi i parë drejt një lëkure të shëndetshme e kjo vlen edhe për heqjen e kallove dhe plasaritjen e thembrave. Lëkura e thatë zakonisht shkakton thembra të plasaritura.

    Nëse lëkura ka mungesë lagështie, ajo bëhet e ngurtë, më pak elastike dhe e prirur për plasaritje. Disa shkaktarë të tjerë janë përdorimi i shpeshtë i sapunit, mbipesha dhe obeziteti, ecja këmbëzbathur, mungesa e vitaminës C, B3, E, D3 dhe mineraleve si zink, kalcium, omega 3.

    Po a mund të parandalohet plasaritja dhe çarja e themrave sipas specialistit Ylli Merja? Sigurisht që po, përbërësit për këto trajtime si gjithnjë i gjeni në kuzhinën tuaj ndaj mund të nisni në çdo moment me aplikimin e këtyre kurave natyrale.

    · Në 5-6 litër ujë të ngrohtë hedhim 1 lgj sodë buke dhe 1 lç kripë. Futini këmbët dhe lërini 10-15 minuta duke i pastruar dhe masazhuar. Më pas i thajmë mirë këmbët, pikojmë në vendet e plasaritura propolis me rigon.

    E lemë 5 minuta propolisin të veprojë dhe më pas i lyejmë thembrat me krem antimykotik. Me propolis dhe krem antimykotik i lyejmë këmbët dhe në mëngjes.
    · Në 2 litra ujë zieni 2-3 minuta 6 lgj çaj mykotik. kullojmë çajin në legen, ku shtojmë 1 lgj sodë buke dhe 50-60 ml uthull molle. I fusim këmbët dhe i mbajmë 15 minuta. I thajmë mirë këmbët, vendosim disa pika propolis me rigon dhe më pas aplikojmë kremin e mykut.
    Ndërsa për largimin njëherë e përgjithmonë të kallove, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja sugjeroi këto trajtime alternative:

    · Në një legen me 5-6 litra ujë hedhim 1 filxhan kafe me uthull molle dhe 1 lç kripë. Mbajini këmbët ose duart 10-15 minuta. Më pas gërvishni kallot me dorë që të zbuten. Vendosim mbi kallo hudhër të shtypur dhe e lemë 15-20 minuta. Pasi heqim hudhrën pikojmë mbi kallo pak propolis me rigon dhe mbi të vendosni nëse keni 1-2 pika qumësht fiku ose krem puçrash. Kjo kurë vazhdon deri në pastrimin plotësisht të kallove.
    · Futini këmbët në legen me 5 litra ujë të ngrohtë dhe 50-60 ml uthull molle dhe 1lç kripë. I lëmë 10-15 minuta. Pasi heqim këmbët nga uji, pikojmë ose limojmë kallon me prerësen e thonjve. Vendosim 1 copë hudhër për 15-20 minuta. Largojmë hudhrën dhe vendosim një fetë aloe vera dhe një copë kumbull të thatë. E mbajmë gjithë natën. Gjatë ditës kujdesemi që ta kemi të lyer këmbën me një krem puçrash.
    · Përgatsini 1 lç lëng hudhre, 1 lç xhel aloe vera, 2 aspirina të shtypura dhe pak kripë. Nëse keni mudësi kësaj paste shtojini dhe 15-20 pika qumësht fiku. Me këtë xhel lyejeni kallon 2 herë në ditë.
    · Në 3 litra ujë zieni 2-3 minuta 6 lç çaj për alergjinë. Kullojmë çajin në një legen ku shtojmë 50-60 ml uthull molle dhe 1 lç kripë. Futini këmbët në çajin e përgatitur dhe mbajini 10-15 minuta. Pasi i thani vendosni 3-4 pika propolis me rigon, pas propolisit aplikoni një krem për puçra. Vazhdojeni këtë kurë për 12-15 ditë./Shqiptarja.com

    Thembra Ylli Merja
    Previous Article‘Minuta e artë’ që shpëton jetën, nga mbytja te tensioni i lartë, rënia apo ngritja e sheqerit, kapërcimi i gjuhës… si duhet të veprojmë sipas Ylli Merjas
    Next Article Ju kap shpesh lemza? Ja ku fshihet problemi / Ylli Merja: Zgjidhja ideale me…
    Të Fundit

    A jeni ju pjesë e tyre? Këto dy shenjave të horoskopit do t’u mbushen xhepat dhe do iu plotësohet zemra!

    May 13, 2025

    E fundit! Partia Demokratike në humbje të thellë, Partia e Mundësisë i merr nga duart një mandat!

    May 13, 2025

    Moderatorja e shumë dashur nga ju në pritje të ëmbël! Ja fotot e publikuara nga ajo

    May 13, 2025
    ShowBizi

    Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut

    May 12, 2025

    PS humb një mandat! Numërohen 70% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

    May 12, 2025

    Egli sapo paralajmëroi diçka

    May 12, 2025
    Horoskopi

    A jeni ju pjesë e tyre? Këto dy shenjave të horoskopit do t’u mbushen xhepat dhe do iu plotësohet zemra!

    May 13, 2025

    ‘Do ju hapet dera e mundësisë më të MADHE…’ Njihuni me 3 shenjat më me fat të kësaj jave

    May 13, 2025

    ‘Nuk është vonë! Bëhuni gati dhe merrni përsipër të…’ Horoskopi për sot, bëni mirë mos ta REFUZONI këtë shans!

    May 13, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Alergjitë e stinës, si të trajtohen përmes bimëve mjekësore! Specialisti Ylli Merja jep këto këshilla efikase

    December 21, 2024

    Probleme me jashtëqitjen dhe kolitin? Ylli Merja: Koliti kurohet 100 % / Kjo eshte kura qe ju nevojitet: – Në 2.5 litra ujë ziejmë 2 minuta një pako…

    March 13, 2025

    Ylli Merja: Hithra, mbretëresha e bimëve mjekësore në Shqipëri: Kjo bimë ka efekte çudibërëse ne…

    February 5, 2025
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.