Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    • Këshilla AI
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    Ylli Merja tregon receten çudibërëse për trajtimin e majasëllit: Kjo është një sëmundje mjaft e…

    March 13, 20254 Mins Read Këshilla Shëndeti

    Majasëlli nuk është gjë tjetër veçse zgjerimi i venave të zorrës së trashë.

    Nga majasëlli preken më shumë njerëzit që bëjnë jetë të ndenjur dhe që merren shumë pak me punë aktive.

    Kjo është një sëmundje mjaft e shpeshtë, që te gratë arrin deri në 70% të prekshmërisë.

    Dallojmë majasëll të brendshëm, ku nyjet e venave të zgjeruara janë në thellësi dhe nuk shihen me sy dhe majasëlli i jashtëm ku ato dalin jashtë anusit.

    Majasëlli mund të shkaktohet nga kapsllëku kronik, mbiushqyerja, jeta e ndenjur, sëmundjet e mëlçisë së zezë, sidomos cirroza, pamjaftueshmëria e punës së zemrës, presioni i shtuar në pjesën e poshtme gjatë barrës apo tumoret e zorrës së trashë.
    Ndalohen ushqimet ngacmuese, pikante, alkooli, piperi i kuq dhe i zi, salca apo mishi i derrit.

    Këshillohen ushtrime gjimnastikore, shëtitjet, masazhet e barkut, të luftohet jeta pasive. Bari i Majasëllit dhe i kolitit kanë dhënë rezultate të mira në gazrat, shfryrjet e zorrëve, në spazma etj. Pra, ka edhe shumë bimë të tjera si: kamomili, frutat e gështenjës së egër, bishtamidhi, manaferra, Rigoni.

    Merrni 40gr prej tij, ziejeni me 1 litër ujë për 1 orë e gjysmë dhe pini 1 filxhan para buke, 3 herë në ditë. Bishtat e disa patëllxhanëve të karbonizohen në furrë të sobës derisa të bëhen pluhur.

    Me këtë merret dhe përzihet mjalti dhe vendoset në garzë sterile poshtë në anus.

    Ajo qetëson dhimbjet dhe përmirëson dukshëm hemorroidet nga poshtë. Merrni një lugë gjelle me sytha të njoma plepi, të thahen dhe kaurdisen në tigan, pastaj përzihet pluhuri me vaj ulliri. Me këtë pomadë lyhet rreth e qark anusi duke e mjekuar në mëngjes dhe darkë.

    Merrni 5 lugë gjelle lëvore dranakuqi të mbledhura para se të çelë gjethet. Hidheni në 1 litër ujë dhe ziejeni 10-15 minuta. Ena lihet e mbuluar 20-30 minuta, pastaj kullohet. Pihet 1 gotë para gjumit.

    Kur acarimi arrin kulmin, aq sa i sëmuri nuk mund të qëndrojë dot ulur, merrni 40 thelpinj nga bërthama pjeshkash dhe i kaurdisni si kafe.

    Përdorimi i dranakuqit

    Bima e dranakuqit e njohur ndryshe me emrin Rhamnus frangula L, është një shkurre e përhapur në Shqipëri dhe rritet në toka argjilore-silicore, zakonisht në pyje me lagështi. Për përdorim mjekësor mblidhen lëvoret e trungut dhe të degëve në periudhën e pranverës. Bima e drunakuqit duhet tharë në hije dhe në vend me temperature të lartë, që të nxitet prodhimi i përbërësve kimikë që forcojnë efektin e bimës.

    Bima e drunakuqit përmban glikozide hidroksiantra kinonike (3-8%), që janë mono dhe dyglikozide të frangula e modinës, përbërës, të cilat i japin veti të laksative të kësaj bime. Këta përbërës nuk përthithen në pjesët e sipërme të zorrëve, por hidrolizohen më pas nga flora bakteriale, duke dhënë metabolitë farmakologjikisht aktivë.

    Frangulinat nuk gjenden në bimë, por formohen gjatë ruajtjes. Pra, sa më e vjetër të jetë bima aq më të fortë janë këto përbërës, dhe aq me efektive është bima. Lëvorja e drunakuqit përdoret për veprimin e saj laksativ.

    Kjo bimë ndihmon që uji të dalë nga qelizat e zorrës, ndihmon lëvizjen e zorrës dhe kështu shtyhet masa e feçes. Drunakuqi nuk ka efekte anësore të dëmshme si bimë të tjera laksative, pasi nuk shkakton dëmtime në zorrë, megjithatë nuk duhet përdorur pa ndërprerje pasi e bën zorrën dembele. Gjithashtu, vlen të theksoj se kjo bimë ndihmon për rënien në peshë, dhe në largimin e celuliteve. Drunakuqi ndihmon në tretjen e yndyrave nën lëkurë, dhe kështu heq celulitin.

    Doza ditore e bimës është 1 gotë çaji me bimën e dranakuqit. Kështu merret 1 lugë gjelle me këtë bimë, zihen në 2 gota ujë dhe pihet 1 gotë në ditë përpara gjumit. Bima vepron për 5-6 orë në jashtëqitje.

    Përgjithësisht, nuk rekomandohet përdorimi mbi dy javë resht, pa ndërprerje.

    Drunakuqi nuk duhet të përdoret nga individët me bllokim ose ngushtim të zorrëve, në sëmundje inflamatore, si p.sh. në kolit ose në sindromën e zorrës së irrituar, në apendisit apo në konstipacion kronik. Përdorimi i vazhdueshëm mund të çojë në prishje të ekuilibrit të elektrolitëve dhe në rëndimin e gjendjes së konstipacionit.

    Majaselli Ylli Merja
    Previous ArticleErdhi momenti, Xheneta hynë sonte në shtëpi me një MISION KYC të lojës?! Si pritet të reagojë Gjesti?
    Next Article Pickimet e insekteve mund të çojnë deri në vdekje, Ylli Merja: Ja si duhet të veprojmë menjehere…
    Të Fundit

    ‘Artan Lame është gjallë…’ Blendi Fevziu tregon cfarë i tha familja e tij ‘Ndodhet në koma cerebraIe, por ende jeton…’

    May 22, 2025

    Franceska Murati demostron shpullën e famshme që Jozi i dha Gjestit? Rrjeti shpërthen në komente

    May 22, 2025

    Konfirmoi ndarjen nga Jashari, Hati fejohet me dikë tjetër? Ja fotoja që ngriti dyshime të mëdha

    May 22, 2025
    ShowBizi

    TRAGJIKE/ Ndërron jetë 15-vjeçari shqiptar, u aksidentua me biçikletë…

    May 22, 2025

    A jeni pjesë e listës? Tre shenjat e horoskopit që do të përmirësojnë financat e tyre javën e ardhshme

    May 22, 2025

    Ish banorja e Big Brother së shpejti nënë për herë të parë

    May 22, 2025
    Horoskopi

    A jeni pjesë e listës? Tre shenjat e horoskopit që do të përmirësojnë financat e tyre javën e ardhshme

    May 22, 2025

    Do përballeni me atë që nuk e keni pritur, por mos u dorëzoni! Horoskopi për sot, kini kujdes nga njerëzit e afërt!

    May 22, 2025

    Cila shenjë do të marrë një surprizë fantastike? Horoskopi për sot: Do bëni gabime…

    May 22, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Kyç apo këmbë e ndrydhur? Ja hapat e parë që duhet të kryeni menjëherë për të parandaluar komplikacionet sipas specialistit Ylli Merja

    January 9, 2025

    Specialisti Ylli Merja: Ushqimet dhe maskat në kushte shtëpie që ndihmojnë në eleminimin e celulitit brenda një kohe të shkurtër

    December 21, 2024

    Ylli Merja: Si të shpëtoni nga stresi, ankthi e depresioni /Personat e prekur nga stresi mund të pinë…

    January 30, 2025
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.