Close Menu
Hilsn MediaHilsn Media
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Hilsn MediaHilsn Media
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Hilsn MediaHilsn Media

Këtë lule e hasim kudo dhe nuk ia paskemi ditur vlerat! Ja si të shfrytëzoni vetitë kurative nga diabeti tek mëlçia, dhimbja e kokës, pastrimi i parazitëve…

0
By admin on January 9, 2025 Këshilla Shëndeti

Me siguri këtë lule e keni hasur kudo. Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, flasim për një bimë shumë të veçantë “top akulli”, që ndoshta e kemi në oborrin e shtëpisë, por vlerat dhe dobitë nuk ia dimë.

Në vendin tonë kjo bimë njihet me disa emra që janë krahinore, në zonën e Shkodrës njihet si gjethja e babanikut, ndërsa zona e jugut e njeh si bari i veshit, duke qenë se xheli që mban gjethja e kësaj bime kur shtypet qetëson dhimbjen e veshit.

Në latinisht përkthehet bima e përjetësisë përshkak të jetëgjatësisë që kjo bimë ka në rritjen e saj si dhe për vlerat e mëdha shëndetësore,

duke qenë se xheli që ndodhet në brendësi të gjethes përmban acide organike dhe flavonole duke bërë që kjo bimë të ketë veti të fuqishme antibakteriale dhe të vrasë të gjitha infeksionet që mund të na zhvillohen mbi lëkurë.

Specialisti i bimëve mjekësore tregon si të përdorim këtë bimë në trajtimin e shumë problematikave shëndetësore.

Nëse keni kruajtje apo irrititim të lëkurës me xhelin e gjethes së kesaj bime mund të lyeni pjesën problematike dhe do t’ju qetësohet menjëherë. Gjithashtu është shumë efikase për lungat, gjendrat dhjamore apo limfomat,

për të cilat është përdorur masivisht vite më parë” thekson Merja, i cili rekomandon që për një trajtim më të mirë për limfomat xhelin e kësaj bime ta bashkojmë me pak uthull molle.

Kjo bimë ka veti që të mbyllë çdo çarje, puçrra apo plagë operacioni. Vetëm kujdes, duke qenë se përmban shumë acide organike duhet patur kujdes në përdorimin e saj.

“Xheli i kësaj bime është mirë që të merret dhe të qëndrojë 3-5 ditë në një vend të errët, më pas e bashkojmë me bimë të tjera për të fuqizuar të gjitha vetitë e saj dhe t’a përdorim në trajtimin e një sërë problematikash” sqaron Merja.

Kjo bimë është e mrekullueshme për njerëzit që janë me diabet, duke qenë se xheli i saj ka veti që të ngushtojë ose të bëjë të mundur që qimet thithëse të mos zgjerohen në zorrët e holla dhe të trasha dhe të kapin molekulën e sheqerit e ta fusin në gjak duke bërë që glicemia të mos rritet edhe pas konsumimit të sheqerit.

Diabetikët duhet ta përdorin në këtë mënyrë, tregon Merja: këpusim 2-3 gjethe, i hedhim në një xhezve, shtojmë një copë kanelle dhe i përvlojmë me një gotë ujë. E lëmë disa orë dhe më pas e konsumojmë si çaj, një filxhan kafeje.

Kujdes, nuk duhet tepruar me dozën pasi mund të na japë pak marramendje. Gjithashtu kjo përzierje është shumë e mirë dhe për tretjen, ndikon në vendosjen në lëvizje të zorrëve, stabilizon gjithashtu edhe aciditetin në stomak. Ndërsa për personat që kanë një ndezje mëlçie, apo kanë një hepatit viral dhe i rri goja si e thatë,

mund të marrin 100 gr nga gjethet e kësaj bime, një kokërr limoni, i lajnë me pak ujë me sodë dhe i vendosin në një grirëse, bëhet një masë xhelatinoze ku shtohet më pas dyfishi i sasisë së mjaltit. Për problematikat e hepatitit të mëlçisë kësaj mase i shtojmë dhe pak lule ake të bluar dhe pak gjemb gomari rreth 1 lugë gjelle.

E lëmë në një vend të errët 3 deri në 5 ditë dhe konsumohet fillimisht 3 lugë çaji në ditë dhe më pas shtohet deri në 3 lugë gjelle në ditë. Kjo kurë mund të përdoret rreth 1 muaj – 1 muaj e gjysëm.

Duke qenë se kjo bimë ka veti antioksidante nxit largimin e ujit të tepërt nga organizmi duke luftuar dhe kistet në gjoks, tiroide apo vezore. Këtë bimë e bashkojmë me betula alba, gjuhënusen, limonin dhe mjaltin dhe pak karafil të bluar. Veprojmë me këtë përgatitje njësoj me gramaturat si në rastin e mësipërm dhe e lëmë 4-5 ditë, më pas e konsumojmë pak e nga pak.

Kjo bimë gjithashtu është shumë e mirë në kozmetikë për një lëkurë elastike dhe gjithë shkëlqim, për puçrrat apo mykun në lëkurë. Për këtë të fundit, e kombinojmë me pak hudhër dhe disa pika vaj rigoni dhe me çajin shpëlajmë zonën problematike. Ndërsa për dhimbjet e kokës e bashkojmë me pak bar blete dhe petale trëndafili dhe sjell efekt të menjëhershëm. Topi i akullit ose bari i veshit përdoret dhe për pastrimin e parazitëve duke përzier rreth 100 gr lule akulli, 100 gr limon, 200 gr mjaltë, 1 lugë gjelle fara kungulli të bluara dhe finok të bluar. Shtojmë dhe pak rrënjë shegë të egër të bluar dhe pasi e kemi lënë 3-4 ditë e konsumojmë 2 lugë në ditë.

Ylli Merja
Previous ArticleShpëtoni zemrën tuaj nga sëmundjet! Ylli Merja: Ja perimet, frutat dhe bimët që shërojnë zemrën
Next Article EKSKLUZIVE: Xheneta do të hyjë menjëherë në BBVA?!
Të Fundit

Trishtim dhe dhimbje e rëndë! Ndahet nga jeta në moshën 28 vjecare aktorja e njohur!

July 1, 2025

‘Mendova se po më puthte në ball, por ai më…’ Neda Balluku përlot me shkrimin pas ngjarjes tronditese në Fier!

July 1, 2025

Aksident i rëndë në Shkallën e Tujanit. Përmbyset kamioni me rërë, shoferi…

July 1, 2025
ShowBizi

‘Mendova se po më puthte në ball, por ai më…’ Neda Balluku përlot me shkrimin pas ngjarjes tronditese në Fier!

July 1, 2025

‘Shkak’ Egli Tako? Olsi Bylyku ndahet edhe nga e dashura e re, ja cfare flitet

July 1, 2025

4 shenja të horoskopit lënë pas fatin e keq! Korriku nis me zhvillime pozitive dhe shumë surpriza, ja ku duhet të përqëndroheni

July 1, 2025
Horoskopi

Korriku me mundësi të shumta VETEM për këto shenja! Ja cfarë thonë yjet për ju

July 1, 2025

‘Zgjohuni! Eshte koha për sfida të reja…’ Horoskopi javor, kjo shenjë do përjetojë ‘DEMTIMIN’ jetësor!

July 1, 2025

Muaj i ri, ndodhi të reja! Horoskopi i Korrikut nga Pablo Fox: Do ju ndodh e PAIMAGJINUESHMJA!

June 30, 2025
Këshilla Shëndeti
Ylli Merja, Prostata

Vuani nga PROSTATA? Mjeku popullor Ylli Merja tregon si ta kuroni me bime: Në rastet më serioze mund të…

February 15, 2025
Ylli Merja, Pickimet e insekteve

Pickimet e insekteve mund të çojnë deri në vdekje, Ylli Merja: Ja si duhet të veprojmë menjehere…

March 13, 2025
Ylli Merja, Floket

Ju bien shume floket? Mjeku popullor, Ylli Merja : Merrni këto bimë dhe përzieni bashkë, rezultatet do t’ju habisin brenda një kohe të shkurtër

December 18, 2024
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.