Close Menu
Hilsn MediaHilsn Media
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Hilsn MediaHilsn Media
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Hilsn MediaHilsn Media

Shpëtoni zemrën tuaj nga sëmundjet! Ylli Merja: Ja perimet, frutat dhe bimët që shërojnë zemrën

0
By admin on January 9, 2025 Këshilla Shëndeti
Ylli Merja, Zemra

Shëndeti i zemrës, bimët medicinale që ndihmojnë në shëndetin kardiovaskular dhe kujdesi që duhet të tregojnë personat me tension gjatë sezonit të verës

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për shëndetin e zemrës

, një nga organet më të rëndësishme të trupit tonë.

Me ardhjen e stinës së verës personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës duhet të tregojnë kujdes të shtuar pasi temperaturat e larta ndikojnë shumë në gjendjen e tyre shëndetësore.

Sipas specialistit të mjekësisë bimore Ylli Merja kemi disa problematika në sëmundjet e zemrës si:

· Prishja e funksionit të zemrës si pompë, hipertensioni dhe hipotensioni – humbja e elasticitetit të arterieve dhe venave

· Arterioskleroza – veshja nga brenda e mureve të arterieve me pllakëza yndyrore

· Aritmia – prishet ritmi i punës së zemrës; takikardi, puls i lartë mbi 100 rrahje në minutë; bradikardi – puls i ulët nën 55 rrahje në minutë

· Kardiomiopatia – ngushtimi dhe forcimi i musklaturës së zemrës nga teprica e hekurit, ndikimi i duhanit, etj

· Infarkti i miokardit – bllokohen arteriet që ushqejnë muskulin e zemrës me gjak (trompoza, embolia)

· Insufiçienca kardiale – stadi i fundit i sëmundjeve të zemrës, njeriu bëhet invalid

Simptomat kryesore të problemeve kardiake mund të jenë: vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi apo shpine midis shpatullave, vështirësi në ecje, dhimbje kur qëndrojmë, lodhje e vazhdueshme e pazakontë, nxirje buze, shtrëngim në kraharor, mpirje dhe zbardhje në pëllëmbën e dorës së majtë, pandjeshmëri e duarve dhe këmbëve, marramendje, nauze, humje oreksi.

Shkaktarët nxitës të sëmundjeve të zemrës, shprehet Merja – ndodhen pikërisht në tryezën tonë, pasi: konsumi i produkteve shtazore me tepricë rrit kolesterolin, toksinat bakteriale që ndodhen tek mishi dhe ushqimet e përpunuara ngurtësojnë muret e zemrës dhe arterieve, niveli i lartë i sheqerit në gjak lodh zemrën, pirja e duhanit trash gjakun e ngurtëson arteriet, mos tretja e mirë e ushqimeve, kapsllëku. Gjithashtu ankthi dhe stresi mund të shkaktojnë atak kardiak, shprehet Merja. Ndërsa ndjenjat e forta shkaktojnë rritje të pulsit të zemrës.

Për të mbajtur në kontroll të gjitha problematikat e zemrës, Ylli Merja rekomandon:

· Konsumoni çdo mëngjes 2 thelpinj hudhër

· Pini 1 gotë limoni në ditë

· Hidhni në gjellë 1-2 lugë gjelle uthull molle

· Pini 3×1 gotë në ditë çaj Kolestomer

· Konsumoni një mëngjes me 3 lugë musli, 1 lugë boronicë dhe 1 lugë kafe me vjeshtull bredhi

· Përdorini 1-2 vezë në javë, salmon dhe sardele 2-3 herë në javë, mish 1 herë në javë

· Pini ekstrakt murrizi 2 x 25 ml në ditë

Perimet, frutat dhe bimët që shërojnë zemrën:

· Hudhra, qepa, limoni (ulin LDL)

· Kumbullat përmbajnë kalium, ushqejnë muskulin e zemrës

· Domatet, përmbajnë likopen, luteinë, beta karoten të cilat ushqejnë muskulin e zemrës

· Lakrat e kuqe dhe të bardha luftojnë kolestrelin e keq dhe shëndoshin zemrën

· Frutat e thata si arra, bajamja, etj ulin kolesterolin

· Vera e kuqe përmban flavonoide shumë të dobishme për zemrën (200 ml në ditë)

· Tërshëra, soja, patatet ulin tensionin e lartë të gjakut

· Çikorja, rradhiqja, lëpjeta, ulin tensionin

· Murrizi lule dhe frut lufton arteriosklerozën

· Çaji i gjelbër hollon muret e zemrës

· Gjethet e ullirit, molla e egër ulin kolesterolin

· Gjethet e luizës si limon ulin tensionin

· Argjinarja përmirëson funksionin e mëlçisë

· Likopsi shmang aritminë, ul takikardinë

· Bari i bletës lufton ankthin, stresin si dhe atakun kardiak

 

SHËNIM : Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.

Ylli Merja Zemra
Previous ArticleSi të kuptoni që vuani nga sëmundja inflamatore e zorrëve? Ylli Merja rekomadon trajtimin alternativ për këtë sëmundje
Next Article Këtë lule e hasim kudo dhe nuk ia paskemi ditur vlerat! Ja si të shfrytëzoni vetitë kurative nga diabeti tek mëlçia, dhimbja e kokës, pastrimi i parazitëve…
Të Fundit

Humbje e madhe! Mbyll sytë përgjithmonë aktori i shumë njohur

July 3, 2025

Cfarë fati të Zl! Shmangu udhëtimin me avion për shkaqe shëndetësore, gjeti vd*kjen në udhëtimin me makinë!

July 3, 2025

‘Një dy ditësh që sjell të papritura…’ Meri Gjini jep LAJMIN E MADH për muajin Korrik! Ja cfarë i pret këto shenjat

July 3, 2025
ShowBizi

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë muajit Korrik

July 3, 2025

“E zhveshur”, Olta Gixhari poston foton nga shtrati

July 3, 2025

Lajme pozitive për ekonominë dhe emocionet, Meri Gjini tregon shenjën e privilegjuar të Horoskopit: Venusi ndihmon në…

July 3, 2025
Horoskopi

‘Një dy ditësh që sjell të papritura…’ Meri Gjini jep LAJMIN E MADH për muajin Korrik! Ja cfarë i pret këto shenjat

July 3, 2025

Ngjarje e fuqishme që do lërë ndikim të madh! Horoskopi sipas Paolo Fox, ja cfarë do ju ndodh

July 3, 2025

‘Ditë me mundësi të cmuara dhe…’ Horoskopi për sot, ja cfarë i pret në mbrëmje këto 3 shenja!

July 3, 2025
Këshilla Shëndeti
Ylli Merja, Myku

Ylli Merja tregon me ne fund si të luftoni mykun me bimët mjekësore…

January 30, 2025
Ylli Merja

Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

May 21, 2025
Ylli Merja

Zbuloni 18 gjërat që mund të tregojë fytyra juaj për problemet e thella shëndetësore

January 9, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.