Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

Sëmundja e ‘panjohur’ e meshkujve, nëse keni këto shenja kujdes, mund të keni nivel të lartë të acidit urik / Trajtimi përmes kurave bimore dhe regjimit ushqimor

January 9, 20254 Mins Read Këshilla Shëndeti

Acidi urik është një lëndë e mbetur e trupit që zakonisht gjendet në gjak dhe formimi i tij varet nga zbërthimi i kimikatit të quajtur purina.

Normalisht, acidi urik tretet me gjakun, arrin në veshka dhe kalon nëpër trup me urinë.

Megjithatë, kur ka një formim të tepruar të purinës ose kur veshkat nuk funksionojnë siç duhet, acidi urik qëndron në trup. Shumë acid urik në trup mund të çojë në një gjendje të quajtur hiperuricemia.

Kjo gjendje shëndetësore mund të çojë në formimin e kristaleve të acidit urik, të cilët vendosen në kyçe dhe shkaktojnë një formë të dhimbshme të artritit. Këto kristale mund të vendosen dhe në veshka, duke çuar në gurë në veshka.

Gjithashtu acidi i lartë urik i patrajtuar mund të çojë në sëmundje të rënda të veshkave, zemrës, diabetit, etj.

Në “Rreze Dielli” në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, tregojmë simptomat paralajmëruese që lidhen me këtë gjendje shëndetësore dhe mënyrat e trajtimit alternativ.

“Format e shfaqjes janë dy, primare ku sëmundja është e vetme dhe sekondare, ku lidhet dhe me sëmundje të tjera. Kjo problematikë prek me së shumti meshkujt sesa femrat” thekson Merja. Simptomat e acidit urik janë:

dhimbje kyçesh, enjtje e radiokarpaleve, enjtje e metatarseve falangial te gishti i madh, skuqje e pjesës helikse të llapës së veshit, urinim i shpeshtë, formim gurësh në veshka, enjtje e dhimbje në pjesën e pasme të patellës, kupës së gjurit ose anash saj.

Faktorët që nxisin zhvillimin e sëmundjes sipas Ylli Merjas janë kequshqyerja the obeziteti, hipertiroidizmi, hiperkolesterolemia, psoriasis, trashëgimia gjenetike, stresi, niveli i lartë i purinave, nukleotidet, që ndodhen tek të brendshmet e kafshëve, mishi i kuq, frutat e detit, pijet alkolike, sheqernat, etj. Ushqimet dhe trajtimet që amortizojnë sëmundjen:

– Minimizojmë produktet shtazore që përmbajnë purina të larta si të brendshmet e bagëtive, truri, mishi

– Minimizojmë frutat e detit

– Minimizojmë produktet bujqësore që përmbajnë shumë purina: tërshëra, fiku, rrushi, kumbulla, kafeja

-Të përdorim bulmet, drithëra, bishtojore, arroret

– Të përdorim çajra mjekësore që pastrojnë veshkat dhe largojnë kriprat nga trupi: dëllinja e kuqe dhe e zezë, çajra me fier guri, mustaqe misri, mështekna, mersina, rrushi i ariut, lule akja, të cilat largojnë kriprat e acidit urik nga gjaku

– Çajrat me kamomil, valerjana, bar blete, lule bliri, lule basani, qetësojnë dhimbjet në kyçe

– Përdorimi i vajrave bimore që zbusin artikulacionet, vajrat qetësues të dhimbjeve: bar blete, dafinë, harmonia

– Sallata Lasadori ndikon në largimin e acid urik

“Uricemia e lartë nëse nuk trajtohet çon në shumë problematika të tjera shëndetësore dhe komplikacione si: hiperinsulinemi, rritje e diabetit, hipertension arterial, rritje të yndyrnave në gjak, sëmundje reumatizmale, obezitet” thekson Merja.

Në studion e “Rreze Dielli”, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja jep disa trajtime alternative të cilat kanë rezultuar tepër efikase.

– Vendosim kyçet në ujë të ngrohtë me kripë dhe sodë buke për 10-12 minuta, 1 herë në ditë

– Vendosim mbi kyçin që dhemb garzë të lagur me uthull molle 10-12 minuta, 2 herë në ditë

– Vendosim vajin Reumer dhe bëjmë masazh 8-10 minuta, 2 herë në ditë

– Për të qetësuar dhimbjet mbështjellim kyçin me lakër të grirë 50-100 gr, 1 kokërr patate të freskët dhe 1 lugë çaji kripë. E lëmë 4-5 orë

– Nëse duam të largojmë acidin urik brenda 3-4 ditëve veprojmë kështu: Marrim një gjethe nga kulperi i zi (klematis vitalba – barishte lypësi) e vendosim mbi guten, fillon të djegë, e heqim gjethen pas 15-20 minuta. Formohet një plagë me diametër 1-1.5 cm, nga ku lëngu rrjedh për 4-5 ditë. Plaga mjekohet dhe mbyllet lehtë për 4-5 ditë.

Semundja e Meshkujve Ylli Merja
Previous ArticleEKSKLUZIVE: Xheneta do të hyjë menjëherë në BBVA?!
Next Article Kujdes, ja çfarë sëmundje fshihet pas lëkurës së skuqur në fytyrë/ Ylli Merja: Ju tregoj kurën qe…
Të Fundit

Temperatura të larta, Shqipëria pritet të ‘PERVELOHET’! Ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme

June 15, 2025

E diel e trishtë në vend! 22 vjecari mbytet në lumin Mat, dalin detajet e rënda

June 15, 2025

A jeni gati për një fillim jave ‘TRONDITESE’? Horoskopi për këtë të Hënë, ja cfarë ju pret!

June 15, 2025
ShowBizi

Tragjedia me 247 viktima në Indi, defekti në sediljen e pilotit rrëzoi avionin! Çfarë zbuloi kutia e zezë?

June 15, 2025

Nga e Hëna 5 shenja të zodiakut do të ken një seri të vazhdueshme lumturie dhe fati të mirë!

June 15, 2025

‘Je gjithmonë i imi bab’…’ Nuk mbahen lotët, ky është mesazhi prekës i djalit të Grida Dumës pas humbjes të së babait

June 15, 2025
Horoskopi

Nga e Hëna 5 shenja të zodiakut do të ken një seri të vazhdueshme lumturie dhe fati të mirë!

June 15, 2025

A jeni gati për një fillim jave ‘TRONDITESE’? Horoskopi për këtë të Hënë, ja cfarë ju pret!

June 15, 2025

Sezoni i Binjakëve, zbuloni nëse jeni një nga shenjat që universi favorizon gjatë këtij muaji të Horoskopit

June 15, 2025
Këshilla Shëndeti

Mjeku popullor, Ylli Merja : Ju tregoj sekretin për një tru të shëndetshëm dhe me kujtesë të fortë me…

December 18, 2024

Zorra ‘truri i dytë’ burim sëmundjesh per../ Ylli Merja jep recetën e pastrimit brenda ditës me…

January 23, 2025

Si të kuroni kolitin plotësisht me bimë medicinale? Ylli Merja jep zgjidhjen: Kombinimet bimore për kolitin përmbajnë bimë të cilat…

February 15, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.